Ballina Lajme Nga Bota Arabia Saudite kundër Katarit dhe Iranit

Arabia Saudite kundër Katarit dhe Iranit

SHPËRNDAJE

Presidenca e SHBA-sё njoftoi se presidenti Donald Trump do tё pёrpiqet pёr zbutjen e situatёs nё Gjirin Persik.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain dhe Egjipti tё hёnёn ndёrprenё marrёdhёniet diplomatike me emiratin Katar. SHBA-ja “nuk do qё kjo thyerje tё vazhdojё mes vendeve tё Gjirit Persik”, deklaruan pёrfaqёsues tё qeverisё Trump. Ndaj synohet qё nё njё takim tё mundshёm marrёdhёniet “tё sillen nё drejtimin e duhur”, u tha.

Ndёrkohё qё presidenti i SHBA-sё Trump e pёrcaktoi vetë kёtё drejtim gjatё vizitёs sё tij tё parё jashtё vendit nё maj nё Riad duke ia forcuar krahёt Arabisё Saudite: Trump nё fjalimin e tij akuzoi armikun kryesor tё Riadit Teheranin pёr mbёshtetje tё terrorizmit. “Irani financon, armatos dhe përgatit terroristё, mercenarë dhe grupe tё tjera ekstremiste”, tha presidenti i SHBA-sё. Gjithashtu ai tha se shtetet arabe duhet tё sigurojnё “qё terroristёt tё mos gjejnё asnjё vend tё sigurt nё territoret e tyre”.

 

Akuza: Mbështetje terrorizmit

Mbreti Salman Ibn Abd-Aziz u shpreh i entuziazmuar prej nismёs sё Trumpit pёr farkëtimin e njё fronti tё ri kundёr Iranit. E kёtё tani e ndjeu i pari emirati i vogёl Katar:

Pёrse? Arsyeja zyrtare pёr prishjen me Dohan formulohet: Katari mbёshtet terrorizmin e tё ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS), vёllazёrinё myslimane, Hamasin palestinez, si dhe grupet terroriste nё Lindjen Saudite nё rajonin Katif dhe nё Bahrain. Riad, Abu Dhabi, Manama dhe Kajro e akuzojnё kёtё emirat se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinё nё Gjirin Persik.

Presidenti i SHBA-sё Trump veprimin kundёr Katarit nё njё mesazh nё “Twitter” e konsideron “ndoshta fillimi i fundit” tё terrorizmit tё tmerrshëm. Ai thotё se gёzohet qё vizita e tij nё Riad ia vlejti duke pasur efekt kaq shpejt. Megjithatë, duket se zyrtarisht nuk synohet aq terrorizmi sesa raporti i Katarit me Iranin. Ky raport ёshtё veçanërisht pёr Arabinё Saudite njё halё nё sy.

Rivalë tё vjetër – rivalë tё rinj

Prej kohёsh Riadi akuzon fqinjin e vet shiit Iranin se pёrzihet nё punёt e brendshme tё mbretёrisё sunite pёr ta destabilizuar atё dhe pёr tё zgjeruar rolin e vet nё Lindjen e Mesme. Arabia Saudite i druhet kёsaj edhe sepse minoriteti i margjinalizuar shiit nё lindje tё Arabisё Saudite mund tё ndihet i inkurajuar pёr tё nisur njё kryengritje – e pikërisht atje ku ndodhen rezerva tё rёndёsishme nafte.

Edhe Bahrain ka shqetёsime nga influenca e tepёrt e shiitёve nё Iran, ndonёse udhёheqja e vendit ёshtё sunite, pjesa mё e madhe e popullsisë ёshtё shiite. Gjithashtu Irani e ka ndryshuar nё masё influencën e vet nё Irak dhe nё Siri gjatё luftёs nё Siri. Arabia Saudite ndihet mё shumё se kurrё e rrethuar.

Nё botёn arabe Arabia Saudite ka krijuar prej kohësh aleatë tё rёndёsishёm: Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen nё anёn e Riadit. Mbretëria dominon nё Këshillin Kooperues tё Gjirit Persik (GCC).

Edhe Egjipti i qeverisur nё mёnyrё autokratike, qё varet prej ndihmave financiare prej miliardësh tё sauditёve, tregohet si njё partner i besueshёm.  Ndonёse Egjipti vitin e kaluar i ka intensifikuar marrёdhёniet me Teheranin – e kjo nё fakt ngjall pakёnaqёsi nё Arabinё Saudite.

Katari – qëndrim i pavarur politik

Qëndrimi i pavarur politik i emiratit tё vogёl Katar me mё pak se tre milionё banorё prej kohёsh e ka shqetёsuar Arabinё Saudite. Nёn sheikun Hamad bin Khalifa Al Thani marrёdhёniet me Iranin janё forcuar dukshëm mes viteve 1995 dhe 2013.

Djali i tij me sa duket ёshtё kujdesur pёr kёto marrёdhёnie – e kjo nuk tё befason sepse Katari dhe Irani pretendojnë se kanё rezervat mё tё mёdha tё naftёs nё rajonin e Gjirit Persik, fushёn e gazit “South-Pars”, tё cilёn e ndajnё mes tyre.

Por, megjthatё deri mё tani Irani nuk e ka pasur aleat Katarin. Riadi e akuzon Dohanё se prej kohёsh vendos interesat e veta para atij tё Këshillit tё Kooperimit tё Gjirit Persik.

Kësaj i shtohet edhe fakti se sheiku Hamad bin Khalifa me themelimin e televizionit panarab “Al-Jasira” i ka dhёnё vendit njё theks modern dhe vetëdije politike.

Ky televizioni shfaqi i pari pamjet e lëvizjeve tё para tё protestës mё 2011-n gjatё tё ashtuquajturës “Pranvera arabe”, gjё qё shkaktoi indinjatë nё Riad. Katari nё programin e kёtij televizioni nuk e fshihte qё ishte nё anёn e vёllazёrisё myslimane. Nё sytё e klerit saudit vёllazёria myslimane kёrcёnon pretendimin pёr pushtet tё vahabitёve.

Ka pak gjasё, madje as nuk ёshtё vërtetuar, qё Katari tё mbёshtesё IS-in, i cili pjesërisht i referohet ideologjisë sё vahabitёve. Por dihet qё persona privatë nga Katari, si dhe disa sauditё i kanё dhёnё para IS-it. /DW/