I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ‘Rubikon’ ka thënë se Albin Kurti po rren.
“Ai po rren kur po thotë se i ka fituar zgjedhjet. Ai mund të jetë fitues moral, por nuk mund të thotë se i ka fituar zgjedhjet” thotë Haradinaj.
Ai përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, për shkak se e konsideron jo serioz.
Haradinaj pretendon se do t’i siguroj 61/votat e nevojshme që në javën e parë pas certifikimit të rezultateve.
“Nuk po e precizoj modelin a janë ftesa apo konsulta. Nuk kam asnjë nxitim. E respektoj vlerësimin e tyre. Ditën kur del qeveria Haradinaj në parlament do të ketë votë të mjaftueshme edhe të deputetëve shqiptarë e edhe të komuniteteve”.
“Po çka nëse atë ditë janë 61 vota, e unë besoj se do të jenë. Komunitetet po se po por edhe vota shqiptare”, ka thënë Kurti. /zeri/