Ballina Lajme Nga Vendi KBI e Kosovës dhe Komuna e Preshevës organizojn iftar në qendër të...

KBI e Kosovës dhe Komuna e Preshevës organizojn iftar në qendër të Preshevës

SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë në bashkëpunim me Kryetaren e Komunës se Preshevës organizuan iftarin e përbashkët tradicional me rastin e muajit të shenjtë, Ramazanit në qendër të qytetit.

Prezent në iftar ishin rreth 300 persona, qytetarë të Preshevës, përfaqësues të institucioneve lokale e nacionale, sektorit civil, përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Me organizimin e këtij iftari, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë ka për qëllim bashkimin e qytetarëve të Preshevës që të paktën në një ditë të vetme të shijojnë bashkërisht vlerat e këtij muaji.

Fjalë përshëndetëse, pas iftarit, pati kryetari i Sevdail Jakupi i cili falemnderoi Komunën e Preshevës si dhe qytetarët që ishin prezent.