Ballina Lajme Nga Vendi Në përkujtim të Rexhep Hasanit –veprimtarit të devotshëm shoqëroro-politik në Luginë të...

Në përkujtim të Rexhep Hasanit –veprimtarit të devotshëm shoqëroro-politik në Luginë të Preshevës

SHPËRNDAJE

Para 23 vjetësh, pikërisht, më 22 qershor të vitit 1994, në Raincë të Preshevës, në vendkalimin hekurudhor, humbi jetën tragjikisht, Rexhep Hasanit, nga Bujanoci, sekretar i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik, me seli në Preshevë.

Lajmi për vdekjen tragjike, të politikanit dhe veprimtarit të devotshëm për çështjen shqiptare, mbushi me hidhërim dhe pikëllim, jo vetëm shqiptarët e Luginës, por edhe më gjerë në hapësirat e etnikumit shqiptar.

Dy vjet pas organizimit të Referendumit për Autonomi politike – territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës”, shuhet nga jeta funksioneri i lartë i PVD-së, veprimtaria e të cilit edhe sot përkujtohet me pietetin më të lartë.

Virtytet e një politikani të orëve të para të demokracisë në Luginë të Preshevës, si Rexhep Hasani edhe në të ardhmen do të shërbejnë si shembull i mirë se si duhet t’i shërbejmë vendlindjes e mbi të gjitha Atdheut tonë të ndarë në shumë kufij shtetërorë e politikë.

Sot klasa politike e Luginës së Preshevës e kujton me mall e krenari veprimtarin e palodhshëm të çështjes kombëtare, Rexhep Hasanin, duke kujtuar,gjithmonë, me respekt punën e tij si profesor, intelektual, politikan, si mik i mirë dhe prind i mrekullueshëm, thuhet në një koment të Portalit JetaPress.