Ballina Aktuale Opozita në Bujanoc – ka rol destruktiv

Opozita në Bujanoc – ka rol destruktiv

SHPËRNDAJE

Seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Bujanocit, është një tregues i qartë se opozitarët e kësaj komune, e keqpërdorin foltoren e këtij institucioni të lartë vendor, për qëllime revanshizimi dhe poena të lirë politikë.

Ky fjalor i shprehur me akuza, fyerje e nënçmime, nuk është në etikën e këshilltarëve dhe në natyrën e një Kuvendi, ku bien vendime me interes për qytetarët e kësaj komune, pa dallime etnive, konfeksioni fetar e racor.

Opozita e Komunës së Bujanocit, nuk po qëndron në fjalët e dhënë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar se do të jenë konstruktiv dhe nuk do t’i pengojnë proceset demokratike në këtë vend, qoftë edhe duke i braktisur dhe bojkotuar punimet e parlamentit lokal.

Pavarësisht stërgjatjes së kësaj seance maratonike, këshilltarët me shumicë votash të këtij Kuvendi i përmbyllën me sukses punimet rreth miratimit të rebalancit të buxhetit për vitin e kaluar, pastaj miratuan programin e punës me planin financiar të Shtëpisë së Shëndetit, si dhe emëruan drejtorin e ri të Barnatores së qytetit të Bujanocit, Basri Fejzullahun magjistër i farmacisë nga Muhoci. Gjithashtu, gjatë kësaj seance kuvendore, i është zgjatur mandati organit të përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Komunali”, në Bujanoc me kryetarin Adem Hasani nga Tërnoci, njofton jetapress.