Ballina Lajme Nga Rajoni Ligji “Kanabis” arrin për legalizim në Parlamentin e Serbisë!

Ligji “Kanabis” arrin për legalizim në Parlamentin e Serbisë!

SHPËRNDAJE

Sipas medieve serbe:

 

Gazeta e ditës së sotme beogradase “Alo”, bënë të ditur se “projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për substancave psikoaktive arriti, dje, në Parlamentin e Serbisë, a me këtë është paraparë legalizimi dhe përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore”.

Po nga të njëjtat burime të “Alo”-s, mësohet se deputeti i Partisë së gjelbër Goran Çabrad, i cili e ka propozuar ligjin, ka deklaruar se qëllimi i projekt-ligjit është “mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut për të trajtuar të sëmurët në shërim dhe jetë”.

“Në Serbi me kanabis ilegalisht shërohen me dhjetëra e mijëra pacientë. Vënien e tyre në të njëjtin nivel me kriminelët është një krim kundër qytetarëve “, ka thënë Çabrad, për gazetën “Alo”, transmeton jetapress.