Ballina Aktuale Sipas shtypit serb: Prefekti Kamberi fajëson Beogradin, për spastrim etnik...

Sipas shtypit serb: Prefekti Kamberi fajëson Beogradin, për spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

SHPËRNDAJE

Gazeta me tirazh më të madh në Serbi “Blic”, në numrin e saj të sotëm ka vënë në spikamë deklaratën e prefektit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi se “shqiptarët po diskriminohen në tri komunat e jugut të Serbisë dhe se “ka kërkuar ndihmë nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës”, në mënyrë, siç thotë, ai, “të përmirësohet pozita e tyre”.
Kamberi, sipas gazetës “Blic”, është deklaruar për “Kosovapress”-in e Prishtinës, të cilën pastaj e ka transmetuar Radio Televizioni i Kosovës,  se në “Medvegjë dhe Bujanoc, ka gjithnjë e më pak shqiptarë dhe të cilin e quan, ai, “spastrim etnik”.
Prefekti i Bujanocit, thotë se kjo dukuri paraqitet si pasojë e vështirësive, që po përballen shqiptarët në procesin e arsimit dhe situatën e rëndë ekonomike, çka sipas tij fajin e ka Serbia.
“Mund të themi se shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë ende të diskriminuar. Beogradi nuk kujdeset për banorët e Luginës. Këtu nuk flasim për standardet e Unionit Evropian, anëtar i së cilës dëshiron të bëhet Serbia, por nuk respektohen as standardet e brendshme”, thekson Kamberi.

Kamberi, sipas gazetës “Blic”,  u bënë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Tiranë, për të ndërmarrë një “plan konkret për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve, që jetojnë në komunat, në jug të Serbisë”/ transmeton jetapress/