Ballina Lajme Nga Bota Mesazhet e ambasadorit amerikan drejtuar Kosovës

Mesazhet e ambasadorit amerikan drejtuar Kosovës

SHPËRNDAJE
 Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka tërhequr vërejtjen për politikanët e Kosovës, duke thënë se nuk ka kohë për ngërç politik dhe se ata duhet t’i lënë anash interesat partiake dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve. E gjithë kjo vije nga frika e përsëritjes së ngërçit politik sikur që kishte ndodhur në vitin 2014, ku Kosova ishte futur në një krizë politike e cila kishte zgjatur afër 6 muaj.

Duke thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, ambasadori Delawie tha se në Kosovë ka shumë ngecje, andaj shteti i Kosovës duhet ta formojë vet qeverinë, pasi sipas ambasadorit amerikan, sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani dhe se Kosova që në të kaluarën  ka tërhequr vëmendjen e botës për arsye negative, ndërsa sot duhet ta rikthejë vëmendjen e botës në kuptimin pozitiv duke demonstruar se jeton në përputhje me vlerat euroatlantike.

“Kompromisi i madh paraqet një mësim të rëndësishëm për udhëheqësit sot, veçanërisht përderisa Kosova fillon ta formojë qeverinë e vet të re. Levat ndërkombëtare që kanë mbështetur vendimmarrjen në të kaluarën në Kosovë nuk janë aq aktive si dikur. Bota është e shpërqendruar, shumë vende janë të preokupuara me çështjet e brendshme. Sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani tash. Gjithnjë e më shumë po llogarisim në juve për t’i marrë vetë vendimet e juaja dhe për të marrë përgjegjësinë për to”, ka thënë Delawie.

Por, sa do të do të merren parasysh këto vërejtje që i ka bërë ambasadori amerikan, duke pasur parasysh se të ngjashme janë bërë edhe më herët./Gresa Bajraktari/