Ballina Lajme Nga Rajoni Sahitaj: Miliardat u dhanë në Kosovë, asnjë fabrikë nuk u bë

Sahitaj: Miliardat u dhanë në Kosovë, asnjë fabrikë nuk u bë

SHPËRNDAJE

Analisti Reshat Sahitaj pohon se diplomacia e fortë ekonomike pjesërisht mund të ketë sukses edhe përmes ambasadave tona në vendet e ndryshme, mirëpo çelësi i suksesit për thithjen e investimeve kapitale është oferta joshëse për investitorët. “Bota është e madhe dhe vende për të investuar ka shumë më të mira, fuqia punë- tore shumë më e lirë se në Kosovë etj. Ne shqiptarët mendojmë se bota sillet rreth Kosovës dhe se vendi ynë ka bukuri të rralla në botë dhe se ata vetvetiu duhet te vijnë për të investuar apo për të vizituar Kosovën. Ujëvara e Mirushës ofron një peizazh të bukur, mirëpo imagjinoni ujëvarat e vendeve të tjera që bien nga shkëmbinjtë të thepisur e ofrojnë bukuri përrallore krahasuar më Mirushën tonë. Ne mendojmë se kemi pasuri tokësore dhe nëntokësore të pashtershme e të përjetshme, në fakt sikur krejt sipërfaqja e Kosovës të ishte e mbuluar me ar, ajo shteret një ditë, nëse ne nuk dimë të eksploatojmë, nuk kemi makinerinë adekuate për nxjerrjen dhe përpunimin e atyre xeheve”, u shpreh ai. “Pas gati 18 vjetëve paqeje kam ardhur në përfundim se ne shqiptarët jemi ëndërruesit më të mëdhenj që gjithnjë presim nga tjerët që t’i rregullojnë punët dhe ekonominë tonë. Para luftës kanë pritur ndihma nga diaspora, që ishte burimi kryesor i mbijetesës shqiptare, pas luftës kemi pritur që Amerika të na ndihmonte, duke shpresuar se amerikanët dhe evropianet do ta lulëzojnë vendin tonë. Evropianët derdhen miliona e miliarda euro vetëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por ato u tretën në xhepa të qeveritarëve tanë. Imagjinoni me tërë ato miliarda ende Kosova nuk e ka një fabrikë të ndërtuar me forca tona, edhe ato që kanë qenë i kanë shkatërruar”, tha Sahitaj për “Kosova Sot”.