Ballina Aktuale ‘Wall Street Journal’: Një skenar që po alarmon Europën, po luhet në...

‘Wall Street Journal’: Një skenar që po alarmon Europën, po luhet në Shqipëri dhe Serbi

SHPËRNDAJE

Një skenar që ka krijuar alarm dhe shqetësim të madh në Bashkimin Europian, duket se po luhet në Ballkanin Perëndimor dhe më specifikisht në Shqipëri dhe Serbi. Lajmin “bombë” e jep gazeta e njohur amerikane, “Wall Street Journal”.

Duke ju referuar një burimi të rëndësishëm zyrtar gjerman kjo media paralajmëron se, Ballkani do jetë epiqendra e krizës së ardhshme europiane me aktorë Rusinë dhe Turqinë .

“Në një takim të mbyllur të kohëve të fundit, me ekspertë, një zyrtar i mirë informuar gjerman u pyet, se cili është problem që e shqetëson atë më së shumti në Europë. Përgjigjja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku një krizë e re po krijohet, teksa Turqia dhe Rusia po trazojnë çorbën.

Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë “të afërmit” e tyre në Ballkan, Serbinë dhe Shqipërinë, për t’i ndihmuar që të rivizatojnë kufijtë e rajonit. Qeveria serbe, me mbështetjen e Rusisë, mund të aneksonte pjesë të mëdha të Bosnjes së populluara nga serbët etnikë. Mbështetja turke mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, jo vetëm në Kosovën shqiptare, por edhe në Maqedoni, ku shumica e minoritetit të madh shqiptar dëshirojnë të ribashkohen me atdheun,” thuhet në shkrimin kushtuar rajonit tonë.