Ballina Aktuale Haradinaj – opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në...

Haradinaj – opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në punë, sa krejt vitet tuaja

SHPËRNDAJE
Ramush Haradinaj ka folur para qytetarëve të cilët po marrin pjesë në hapjen e fushatës së AAK-së në Prishtinë. Ai ka thënë se çdo problem i qytetarit të Kosovës do të jetë obligim dhe detyrë për t`u zgjidhur.
Haradinaj ka folur edhe për opozitën dhe deklaratat e anëtarëve të tyre që po flasin rreth kohës sa mund të qeverisë Haradinaj.

Lidhur me këtë, kryeministri është përgjigjur: “Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre në qeverisje. I ka kapur panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpara duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Më poshtë gjeni pjesë të fjalimit të Haradinajt:

Ardhja juaj sot në numër kaq të madh është një nder për mua dhe ne po i bëjmë nder Kosovës. Demokracinë tonë që po shënon rezultate në mbajtjen e zgjedhjeve të mira, besoj se edhe këto do të jenë më të mira se ato parlamentare.

Kosovës i ka munguar qeverisja që kryen punë. Një qeverisje që temat, punët që janë në interes të qytetarit, të gjitha i pranon si obligime, nuk i ndan, nuk i përzgjedhë vetëm të mirat e të lehtat por i pranon të gjitha që janë interes i qytetarit. Kjo po ndodhë tani në Kosovë, kjo është kuptuar drejtë nga ata që më kanë besuar. Detyra ime, detyra jonë, e secilit në Kosovë është që secilin hall të qeverisjes ta kuptojnë që temat e qytetarit janë detyrë e jona dhe duhet t`i zgjidhim në atë mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të mos na rikthehen prapë në tavolinë. Këtë po e bëjmë çdo ditë.

U tha më herët se Kosova ka njerëz, ka resurse, ka miq, por jo çdoherë njerëzit e mirë të Kosovës i kanë marrë përgjegjësitë, jo çdoherë e drejta është besuar. Pse? Ka shume në Kosovë që shesin moral në mënyrat më të çuditshme, por e vërteta është ndryshe. I kam dëgjuar partitë opozitare për kritikat, unë kam bë një betim. Nuk kthehem mbrapa me i sha ata para meje që ishin në punë. Nuk ma lejon as nderi im, as i familjes, por as i AAK-së si parti e djathtë edhe në Kosovë edhe në botë ne do t`i mbështetim aleatët tonë. Për shkak se e dimë si ka ardhur Kosova këtu. Plot lëvizje kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë përkrahur Millosheviqin. Unë e di pse harrojnë, sepse kanë hy borxh në adresa të gabuara, jo prej atyre që kanë rrugëtuar me Kosovën. Çka po bën sot Kosova? Kosova i don njerëzit e vetë të gjitha partive, po ashtu Kosovën nuk mund ta mashtrojë askush. Ata që mendojnë se kanë marrë besim dhe iu lejohet ta keqpërdorin atë besim, kanë me u bindë qytetari i lexon drejtë ata. Ata që punojnë me besnikëri, ky vend do ua shpërblejë.

Plot njerëz po thonë “i tregojmë Ramushit, i ka kaq ditë e kaq muaj”, por mos harroni Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre.

Disa më njohin në punë, e i ka kapu panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpra duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra.

(I plotësuar) 14:40 – Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Arbër Vllahiu në fjalën e tij në hapjen e fushatës ka thënë se AAK-ja dhe njerëzit e saj do ta bëjnë ndryshimin dhe do të gjejnë zgjidhje për ato probleme që të tjerët nuk kanë arritur t`i zgjidhin për 18 vite.

Vllahiu ka thënë se Prishtina do të kthehet në një metropol dhe do të arrijë të jetë vend i kulturës dhe sportit, raporton Indeksonline.

Mbi të gjitha, Vllahiu është shprehur se AAK-ja do të udhëheqë me qytetarin dhe çdo problem do të zgjidhet për ta.

“Kosova ka nisur me forcën e mendjes, me dashurinë për vendin, me vizionin për të ardhmen e saj, ka nisur me njeriun e saj, Ramush Haradinaj. Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën me njerëzit e saj dhe kemi nisë ta ndryshojmë këtë vend, t`ia kthejmë qytetarit vendin e tij. Kosova ka nisur të ndryshojë dhe do të ndryshojë edhe Prishtina dhe qytetet tjera. Ka nisur ndryshimi me AAK-së. Po vimë të hapim vende për punëism, sigurim për qytetin, me zgjidhë atë që nuk e kanë zgjidhë deri sot. Mb itë gjitha, po vmë me udhëheq me qytetarin, prandaj bashkohuni me ne sepse do i kryejmë të gjitha punët që të tjerët nuk i kanë kryer për 18 vite. Do sjellim më shumë zhvillim, e më shumë dinjitet. Ne nuk do t`iu japim më premtime qytetarëve, por mendojmë t`iu japim zgjidhje për secilin problem, për secilin qytetar. Po vimë që Prishtinën ta bëjmë kryeqytet”, ka thënë ai./Indeksonline/