Ballina Lajme Nga Vendi Kamberi: Beogradi dëshiron bashkëpunim-kontrabandë me shqiptarët e Luginës

Kamberi: Beogradi dëshiron bashkëpunim-kontrabandë me shqiptarët e Luginës

SHPËRNDAJE
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë një konferencë për media të organizuar nga Partia për Veprim Demokratik në Preshevë tha se nuk është problemi i Beogradit se faktori politik shqiptarë se është i unifikuar apo jo në Luginë të Preshevës.
Sipas Kamberit problemi është në raport me të zgjedhurit legjitim të popullit, shkruan Titulli.com.

“Ekziston deputeti, këshilli nacional dhe pikërisht me këta Beogradi nuk po bashkëpunon dhe nga gjithë kjo Beogradi zyrtarë dëshiron bashkëpunim kontrabandë me shqiptarët.

Ai theksoi se Beogradi nuk ka interes për bashkëpunim institucional.