Megjithëse kishte kundërshtime të rrepta nga deputetët serbë, grekë dhe spanjollë propozimi i Kukan kaloi me shumicë votash.
Debati ishte tepër i nxehtë dhe Kukani arriti bindshëm të elaborojë një seri faktesh që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës e deri në Rambuje.
Nuk harroi të cekë edhe arin shqiptar që duhet të kthehet sa më parë.
Pjesa më interesante që përloti një pjesë të deputetëve në sallë dhe që ndikoi në formimin e një komisioni për evaluimin e shumës së borxhit, ishte momenti kur në ekranin e madh të parlamentit u shfaq kënga e Ilir Shaqirit “Kthema borxhin, kthema borxhin moj Evropë” si dhe kënga e Shkurte Fejzës “Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica ” siç raporton agjencia “La mode diplomatique”./I.Hysaj