Ballina Aktuale Nga qeverisja e dobët dhe masat e përkohshme pësojnë qytetarët e Preshevës

Nga qeverisja e dobët dhe masat e përkohshme pësojnë qytetarët e Preshevës

SHPËRNDAJE

Nga TërnociPRESS

 

Që nga zgjedhjet e fundit për pushtet lokal në Preshevë, po mbushen një vit e gjysmë e administrate komunale, po vuan për shkak prishjes së koalicioneve qeverisëse, bllokimit të legjislativit dhe më në fut futjes në masa të përkohshme.

Pra për një vit e gjysmë në Preshevë, nuk pati stabilitet në qeverisje lokale e as përparim në përmbushjen e zotimeve për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturore. E gjithë kjo rrëmujë erdhi si pasoj e mosfunksionimit të Kuvendit Komunal të Preshevës, i cili në vend se të merrej me miratimin e vendimeve me rëndësi jetike për qytetarët, ai, shpesh shndërrohej në arenë zënkash në mes subjekteve politike participuese në pushtetin lokal.

Meqenëse Presheva është futur në masa të përkohshme, organin e të cilit të përcaktuar nga Qeveria e Beogradit nuk e njohin shumica e partive parlamentare, e vështirëson edhe më shumë jetën politike dhe ekonomike në Preshevë.

Lidhur me këto anomali të skenës politike preshevare, shumë projekte infrastrukturore, kanë ngelur prapa dhe ekziston rreziku të mos realizohen fare, për shkak kohës së shkurt dhe stinës së vjeshtës me shi e mot të keq.

Kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të këtij viti dhe ka pak kohë që të shpenzohen në drejtimin e mirë 114 milion din, të ndara nga buxheti republikan për Preshevën.

Shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, këto ditë i tha Radio Evropa e lirë se  “As 5% e këtyre të hollave nuk janë përdorë. Tani mund të kemi një situatë që për shkak të kohës së shkurtë deri ne fund te vitit që një pjesë e madhe e këtyre të hollave të mos përdoret pasi ne po merremi me problemin e funksionimit të vetëqeverisjes lokale. Në vend se parat të harxhohen në objekte të infrastrukturës dhe projekte që vet i kanë zgjedhur… Por unë ende besoj që gjithçka do të jetë mirë dhe pas zgjedhjeve së shpejti do të formohet edhe shumica në Kuvendin e Preshevës” .

Këto para të parapara nga ky organ i lartë shtetërorë nëse nuk harxhohen deri 25 dhjetor për nevojat e qytetarëve të Preshevës, mbeten në arkën e shtetit dhe do të orientohen në drejtim tjetër.

Po kur t’i shtohen këtyre milionave edhe miliona të tjerë nga fondacionet evropiane të ngrira për shkak ngërçit politik e institucional në Preshevë, shihet qartë se në çfarë gjendje është zhytur kjo komunë nga më të varfrat në rajon. Ja çka të bëjnë inatet politike, mospajtimet, shantazhet e dukuri të tjera me të cilat “argëtohet” Beogradi, duke thënë se po presim të formohet shumica parlamentare në Preshevë, pas zgjedhjeve të reja.

Mere me mend një parlament lokal shqiptar siç është Presheva, me përbërje qind për qind shqiptare, vuan se nuk e ka shumicën për qeverisje të suksesshme, ky është një absurd i llojit të vet!