Ballina Aktuale Forcat e reja të Alternativës janë perspektiva e Mitrovicës

Forcat e reja të Alternativës janë perspektiva e Mitrovicës

SHPËRNDAJE
Shpresa GASHI

Nga  Egzona Fazliu

 

Shpresa Gashi, nga radhët e Alternativës së Mitrovicës, është kandidate e mundshme për Asamblenë komunale të kësaj komune, me numër rendor 9.

Shpresa e shpresave të ngjallura alternative të Mitrovicës, ia kthen asaj buzëqeshjen e humbur për shkak ngërçit politik, kolapsit ekonomik, papunësisë enorme, mjerimit social dhe largimit nga vendi për kushte më të mira, sidomos të të rinjve, shtresës më vitale të shoqërisë sonë.

22 tetori do të jetë dita më e madhe në jetën e mitrovicasëve, ngase përmes forcës së votës do të vendoset për ardhmërinë e qytetarëve të saj.

Shpresa Gashi, ka arsye të kërkoj votën familjarëve, shokëve dhe qytetarëve, ngase ajo do të jetë zëri i tyre në parlamentin lokal, do të jetë një dorë e zgjatur për ndryshme, të cilat vijnë me ndihmën e votës, e cila për të do të jetë jo vetëm nder, por edhe obligim dhe përgjegjësi.

Për Shpresa Gashin, forcat e reja janë rasti e mundësia e mirë alternative për ndryshimin e gjendjes së rënë politike dhe ekonomike, që e ka mbërthyer Mitrovicën e ndarë dhe të përçarë.

Shpresa Gashi, asambleistja e ardhme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka disa prioritete të cilat janë në frymën e programit të partisë që përfaqëson në garën zgjedhore.

– Qëllimi primar është dëshira për ta ndryshuar Mitrovicën, si dhe për ta ta rikthyer energjinë pozitive në këtë komunë. Kjo mund të arrihet duke krijua sistemin e vlerave, ku respektohet suksesi dhe puna, t’ i zgjidhim problemet, të cilët janë grumbulluar me vite, me qëllim që qytetarët e Mitrovicës të jenë krenarë, të jetojnë në Mitrovicë, ndërsa thelbi i politikës është rikthimi i identitetit dhe autoritetit të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.

Zëri elektoral i Shpresa Gashit për zgjedhjet e 22 tetorit është:

– Po shkojmë në zgjedhje, që ta ndryshojmë pushtetin Lokal, që të luftojmë politikën degjeneruese, klanore dhe robëruese, kjo politikë e cila i ka eliminuar njerëzit e pafajshëm vetëm përse nuk kanë qenë në klanin, apo partinë e tyre.

– Në zgjedhje do të luftojmë kundër politikës e cila e ka shkatërruar kulturën dhe shpirtin e kësaj popullate heroike e krenare, do të luftojmë kundër politikës e cila i ka përçarë popullatën gjer në themel. Do të luftojmë kundër asaj politike e cila ka shpërngulur qindra shqiptarë nga trojet e tyre antike dhe kundër asaj politike, që rininë pamëshirshëm e ka larguar nga vendlindja e tyre, si dhe kundër politikës e cila e ka penguar procesin politik të Mitrovicës, që të arrij tek qëllimet.

– Ne jemi një gjeneratë e cila patjetër duhet ta përparoj dhe ta modernizoj Komunën e Mitrovicës. Sepse shumë gjenerata nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë, për arsye se njerëzit qe e kanë dashur sinqerisht dhe kanë investuar për të mirën e Mitrovicës, janë eliminuar në nisje.

– Nuk mund të kemi një udhëheqësi të suksesshme, po që se nuk kemi një shoqëri të suksesshme, shoqëri të suksesshme nuk kemi sepse nuk kemi individë të aftë e të prirur. Përse këto individë nuk i kemi, për arsye se nuk ju ka dhënë mundësia të punojnë profesionalisht. Pra, qytetarë të nderuar të Komunës së Mitrovicës, për këtë mashtrim ne po e paguajmë lartë çmimin e politikës së gabuar.

– Nëse dëshirojmë të jetojmë mirë, ejani t’ i ndihmojmë njëri tjetrit, ku së bashku ta ndërtojmë Mitrovicën, së bashku t’ ua kthejmë besimin dhe gëzimin në fytyrat e qytetarëve, që së bashku t’ia eliminojmë vuajtjet, skamjen, përjetimet, dhe hidhërimin. Që ne dhe fëmijët tanë të jetojnë, jetë të lumtur e të bukur.

– Orientimet e investimeve politike të tona janë për paqe dhe stabilitet të përhershëm ndërmjet kombit shqiptar dhe serb. Mendoj, se ka ardhur koha që të binden njëherë e përgjithmonë shqiptarët dhe serbët, se kemi nevojë për njëri tjetrin, pa dallim të përparësive që sa më shpejtë të integrohemi në Bashkësinë Evropiane.

– Mitrovica patjetër duhet të bëhet një vend, i cili do të varet nga më të aftit dhe më të dobishmit. Për këtë, çdo çast të jetës tonë gjer në mbarimin e zgjedhjeve duhet patjetër të shfrytëzohet në luftë për ndryshime. Andaj, viti 2018 nuk guxon të udhëhiqet e të varet nga këta individë nga këto klane dhe nga këto grupacione, që Mitrovicën e kanë mbajtur dhe vazhdojnë ta mbajnë në errësirë.

– 22 tetori do të jetë një ditë historike për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, ngase përmes votës varet perspektiva dhe ardhmëria e kësaj komune.

Prandaj, ftohenEgzona Fazliu qytetarët e Mitrovicës, që më 22 tetor, të votojnë për politikën, të cilën po e ndërton Alternativa, me ndihmën e zërit tuaj, prandaj votoni Nr: 30 VOTO, Shpresa Gashin Nr: 09

Vota është çelësi i ndryshimeve, ndaj drejtojeni kah Alternativa, një mundësi e mirë për ndryshime.

Ejani me ne, ngase me Alternativën, sukseset nuk mungojnë!