Ballina Aktuale Popujt e Ballkanit, kanë nevojë për një qetësim shpirtëror dhe mendor

Popujt e Ballkanit, kanë nevojë për një qetësim shpirtëror dhe mendor

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

 

Populli ec hapave të rrugës, që i drejton pushteti me mekanizmat e shtetit, politikës, ligjit dhe ekzekutivit.

Po edhe Profetët e Zotit na kanë bërë me dije se populli ec hapave të fesë së pushtetarëve. Pra, populli drejtohet, vetëdijesohet, civilizohet dhe mirëmbahet me profesionalizëm dhe ligj.

Një pyetje e kam për Juve, që keni jetuar në kohën e komunizmit: Kur ka funksionuar deri diku shteti dhe ligji, a ka guxuar dikush me fyer  e me sulmuar dikë para publikut, para medias, nëpër tubime etj?

Jo,askush! Po, pse tani në demokraci këto maskarallëqe të lejohen?

Ku mbeti kodi i mirësjelljes, i moralit?!

O intelektualë të shkolluar, kushdo e ngado që jeni: mësues, politikanë, gazetarë, hoxhallarë, zanatlinj e dreq të mallkuar, nga e merrni atë të drejtë e guxim të bëheni aq atdhetarë e patriotë, që me arrogancë shani, akuzoni, abuzoni e shantazhoni për interese të ndryshme.

Por, lirisht mund të themi se prapa këtyre skenareve, qëndron dikush që e ka grabitur pushtetin, ligjin dhe ekzekutivin. Po, cili shtet e ligj në Ballkan, sot e mbron mësuesin, hoxhën, zanatliun, gazetarin dhe popullin?

E pata lexuar moti një thënie me humor në mediat shqiptare se e Shqipërisë se: “Në Shqipëri, më shumë ka vlerë gomari se shkrimtari!”.  Ne në hënë nuk po jetojmë e as në ndonjë planet tjetër, po këtu në këtë tokë, në të cilën përballen çdo ditë me problem së bashku me popullin.

Gjithashtu, për fund do t’ju kisha pyetur, sidomos ata të mençurit, me vizion të përparuar kombëtarë e ndërkombëtarë  se çfarë faji ka sot: një mësues, një gazetar, një hoxhë, një zanatli, kur politika arbitrare, diletante dhe shizofrene është futur nëpër: Xhami, kisha, shkolla, fabrika, polici, gjyqësi, universitete, po edhe nëpër familjet tona.

Nuk e mohoj se ka individë të dobët mentalisht, shpirtërisht, po edhe fizikisht, që nga frika, ose nga skamja, ose nga kërcënimet, nuk guxojnë ta thonë të vërtetën, për të mos e prishur rehatinë e tij. Po falë Zotit, që në mesin e shqiptarëve nga disa akademikë, analistë , shkrimtarë, gazetarë, hoxhallarë etj, i kanë thënë me kohë të gjitha edhe i kanë shkruar, por, mjerisht, nuk u kem faj që edhe të shkolluarit dhe pseudointelektualët nuk lexojnë.

Po sot, më thuani, kush i mbron vlerat e fesë, moralit, diturisë, artit, sportit, informimit etj?!, Shkurt e shqip, as shteti e as pushteti, pse sepse njerëzit që i drejtojnë këto pozita dhe institucione, nuk janë të interesuar as për shtet e as për pushtet  e dinjitet, por për xhep e komoditet.

Po pse sot nuk bashkohen njerëzit e ditur, profesionalistët, të shkolluarit, njerëzit e mirë, që të angazhohen për të thënë të vërtetën dhe për ta mbrojtur atë nga padija e injoranca?!

Hajde a jeni gati, me bërë ndryshime, për të bërë kthesa?! Ne jemi me Ju!

Mirëpo, të them të drejtën, sot, në Ballkan, nga të gjitha prioritetet e privilegjet do ta kisha caktuar ngritjen e një qendre rehabilituese për disa pushtetarë e politikanë, me të cilët puna nuk është duke ecur në vijë të duhur, ngase  popujt e hapësirave ballkanike, kanë nevojë për një qetësim shpirtëror dhe mendor .