Ballina Publicitet Botimi i librave të prof. Justin A. McCarthy/ Ja pse historianët tanë...

Botimi i librave të prof. Justin A. McCarthy/ Ja pse historianët tanë e quajnë ngjarje…

SHPËRNDAJE

 …sepse është një ekspertizë e re, një optikë e re, një qasje interesante historike e një periudhe mjaft të trazuar dhe dramatike, fundit të Perandorisë Osmane, ku shqiptarët, si aktorët e kësaj drame të madhe, e pësuan më keq se gjithë të tjerët

Justin A. McCarthy (i lindur më 19 tetor 1945) është demograf, historian amerikan, profesor i historisë në Universitetin e Louisville, në Louisville, Kentucky.

Në vitet 1967-1969 ka shërbyer në Korpusin e Paqes në Turqi, ku mësoi në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme dhe Universitetin e Ankarasë. Në vitin 1978 mori doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos. Mban një doktoratë nderi nga Universiteti Boğaziçi, Turqi, si dhe është anëtar i bordit të Institutit të Studimeve Turke dhe Qendrës për Studime Euro-aziatike.

Justin A. McCarthy ka ardhur në Shqipëri me rastin e promovimit të librit të tij “Vdekje dhe Dëbim. Spastrimi etnik i myslimaneve osmanë 1821 – 1922” nga Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR). Më pas po nga ky fondacion janë botuar edhe dy libra të tjerë të tij, “Historia e popullsisë së Lindjes së Mesme dhe Ballkanit” dhe “Popujt Osmanë dhe fundi i Perandorisë”.

Studimet e tij, me një këndvështrim interesant, janë përqendruar në ekspertizën historike të fundit të Perandorisë Osmane. Është kjo arsyeja që Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), nën drejtimin e teologut të njohur Mehdi Gurra, ka përzgjedhur dhe është kujdesur për përkthimin dhe botimin e tre librave të prof. Mc Carthy-t në shqip.

Të tre librat e prof. Mc Carthy-t, që duket se janë pjesë e një të tëre, kanë rëndësi të madhe për studimin e popullsisë shqiptare në Ballkan në një periudhë historike mjaft të trazuar, siç ishte fundi i Perandorisë Osmane. Ato përmbajnë material faktik të koncentruar me komente që nuk lenë vend për diskutim.

Për librat e Prof. Justin McCarthy kanë dhënë vlerësime dhe refleksionet e tyre edhe akademikët e mirënjohur, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe Prof. Dr. Marenglen Verli, të cilët e kanë  konsideruar botimin e tyre si një ngjarje për historiografinë, që sjell një vështrim, një qasje, një optikë të re dhe një informacion të ri shumë të vlefshëm.

Materialet dokumentare bibliografike jashtëzakonisht të pasura, të hedhura në librat e prof. McCarthy-t, në një pjesë të mirë të tyre, janë të panjohura ose pak të njohura për studiuesit dhe lexuesit shqiptarë. Por ajo që është më e rëndësishmja është se, interpretimet, deduksionet dhe konkluzionet e ngjarjeve dhe fakteve, të ardhura nga një amerikan me vështrim më të distancuar, larg zonës së ngjarjeve dhe ndikimeve nacionaliste, i bën ato bindëse, logjikftohta dhe të pakundërshtueshme. Ai me fakte të reja iu jep përgjigje disa pyetjeve që janë shtruar, por nuk kanë marrë përgjigjen e duhur ose që nuk janë shtruar kurrë parë, pasi nuk kanë qenë të njohura.

Duke folur thjesht për Ballkanin për vendet tona, duke lënë mënjanë historiografinë shqiptare që është pak e re, historiografia e ka parë Perandorinë Osmane si perandoria e së keqes, zullumeve, vrasjeve, dëbimeve, shpërnguljeve dhe deportimeve masive të popullsive dhe nuk ka parë anën tjetër, për të cilën, në promovimin e një prej librave të tij në Tiranë, më 5 tetor 2015 prof. Mc Carthy është shprehur:

Libri im i vendos humbjet e jetëve të shqiptarëve në tablonë e gjerë të spastrimit etnik të të gjithë myslimanëve osmanë. Por, shqiptarët e njohin historinë e tyre kombëtare më mirë se sa një profesor i huaj. Familjet e njohin historinë e stërgjyshërve të tyre. Unë kam shpresa shtoi ai, se ata do t’ua përçojnë këto rrëfime edhe të tjerëve, sidomos evropianëve dhe amerikanëve, të cilët e njohin shumë pak historinë e vërtetë të shqiptarëve”.

Lidhur me këto botime në mënyrë më të plotë dhe më të mirë është shprehur studiuesi Astrit Daci. Për librin “Vdekje dhe dëbim  spastrimi etnik i myslimanëve osmanë , 1821-1922” ai thotë se në prag të luftërave Ballkanike, myslimanët përbënin grupin më të madh të banorëve të Europës Osmane, por në përgjithësi europianët nuk mësuan asgjë rreth tragjedisë të popujve myslimanë, përkundrazi qanin për fatin e zi të krishterëve, sepse politikanët dhe shtypi i perëndimit nuk i treguan ngjarjet e vërteta ashtu siç ndodhnin dhe më e papranueshmja është që edhe sot e kësaj dite vazhdon shpërfillja e së vërtetës. Pikërisht këtë vakuum historik plotëson ky libër i McCarthy-t – vë në dukje Daci

Në librin “Popujt Osmanë dhe fundi i Perandorisë” theksohet toleranca e madhe që ekzistonte në Perandori ndaj kombeve dhe besimeve të ndryshme dhe kjo sepse Osmanët bazoheshin mbi mësimet e Kuranit, që në themel të saj predikon respektin për çdo njeri pavarësisht besimit të tij, drejtësisë shoqërore dhe arsimimit dhe dijes nga kushdo e gjatë gjithë jetës.

Megjithatë veprimet tepër kriminale perandorisë i vinin nga të gjitha anët e saj, ajo në përgjithësi ruajti drejtpeshimin dhe nuk u përgjigj me të njëjtat mënyra, por për çudi një rrymë pro greke dhe pro sllave i pushtoi shtetet europiane që nuk i vërenin të vërtetat e veprimeve që ishin veprime kriminale, por vazhdonin të qanin hallin e të krishterëve.

Publikut europian i servireshin të dhëna të rreme, ku shifrat e humbjeve të palëve në konflikt nuk falsifikoheshin me disa përqind, por me disa qindra përqind.

“Ndaj dhe studiuesit tanë duhet ta kenë këtë libër si model për të shkruajtur historinë e Shqipërisë që, për fat të keq, ende serviret ashtu si ju pëlqen kundërshtarëve tanë, veçanërisht në qëndrimet ndaj Perandorisë Osmane që me gjithë të metat e mëdha në qeverisje kërkon një qasje objektive dhe shembull për këtë janë librat e J.M Carthyt”, thotë studiuesi Astrit Daci në analizën e tij.

Libri “Historia e popullsisë së lindjes së Mesme dhe Ballkanit” është pjesë plotësuese e dy librave të parë, ku nëpërmjet tabelash (shifrash) del në pah se ç’ndodhi me popullsitë myslimane kryesisht në më pak se pesëdhjetë vjet (1878-1922) në territorin e ish Perandorisë Osmane.

Ballkani në prag të Luftës së Parë Ballkanike (Europa Osmane) kish më shumë myslimanë se të krishterë, pa u futur në analiza të hollësishme, sepse është e pamundur për të ndriçuar se ç’kombësie i përkisnin. Duke analizuar të dhënat që ka pasur në dispozicion autori, rezulton se rreth 27 për qind e myslimanëve kanë vdekur dhe rreth 35 për qind janë dëbuar, kryesisht në Turqi. Plagën që iu bë myslimanëve të Ballkanit, më së shumti e kanë pësuar shqiptarët, sepse faktikisht ata përbënin shumicën e myslimanëve të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Epir, Çamëri).

Pra pyetjes që shtron autori, më së shumti duhet t’i përgjigjen historianët dhe studiuesit shqiptarë, thotë studiuesi Daci në analizën që u bën librave të McCarthy-t/Dita/