Ballina Aktuale Qeveria Haradinaj e ndihmon Bujanocin me 40 mijë euro

Qeveria Haradinaj e ndihmon Bujanocin me 40 mijë euro

SHPËRNDAJE

Pak ditë, pas vizitës së ministrit të drejtësisë, Abelard Tahirit, në Komunën e Bujanocit, Qeveria e Kosovës, ka miratuar propozimin e tij,  në shenjë ndihme në vlerë prej 40 mijë euro, për renovimin e një shkolle.

Lidhur me këtë lajm të gëzueshëm, jetapress, ka nxjerr nga rrjeti social i facebook-ut, konfirmimin e vet ministrit Tahiri:

“Jashtëzakonisht i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot propozimin tim që të ndahen 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc. Lugina e Preshevës do ta ketë mbështetjen tonë në vazhdimësi” – ka shkruar Tahiri.

Zotimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Tahiri, po japin rezultatet e para se: “Qeveria e Kosovës, do të jetë më pranë qytetarëve të Bujanocit, e në përgjithësi të Luginës së Preshevës”, njofton jetapress.