Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, përgëzon fitoren e dr. Xhevat Demirit për këshilltar komunal në...

Myftiu Saqipi, përgëzon fitoren e dr. Xhevat Demirit për këshilltar komunal në Gjilan

SHPËRNDAJE

Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e zgjedhjeve të 22 tetorit, për pushtet lokal në Kosovë, përgëzon subjektet politike, të cilat në këtë proces të rëndësishëm politik e shoqëror, treguan një pjekuri të lartë politike, urtësi dhe profesionalizëm.

Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nuk kanë fituar vetëm subjektet garuese politike, por edhe Komunat e Kosovës, të cilët në mandatin katërvjeçar, do të qeverisin me legjislativin dhe ekzekutivin, për ta shtrirë pushtetin sa më afër qytetarëve, për një jetë më të mirë.

Myftiu Saqipi, gjithashtu, përgëzon asambleistin nga radhët e AAK-së, partisë së kryeministrit Haradinaj, këshilltarin komunal të Gjilanit, dr. Xhevat Demiri, i cili gëzoi besimin e qytetarëve kryesisht nga Malësia e Bujanocit, për t’i përfaqësuar ata në mënyrën më dinjitoze, duke u bërë një zëdhënës i kërkesave të tyre për integrim dhe rregullimin e dokumentacioneve të identifikimit, njofton jetapress.