Ballina Lajme Nga Rajoni Presheva shkon në zgjedhje të parakohshme në fund të vitit!

Presheva shkon në zgjedhje të parakohshme në fund të vitit!

SHPËRNDAJE

Beogradi, tashmë ka bërë publike datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Preshevë.

24 dhjetori, i këtij viti, do të jetë dita e zgjedhjeve të parakohshme për pushtet lokal a bashkë me këto priten të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, pak më shumë se një vit, nga ato të rregullat.

Është një karakteristikë për këtë vit se ky lloj i zgjedhjeve të parakohshme po mbahet një javë para festive të fund-vitit.

Urimet për ndërrimin e fund-vitit, shqiptarët do ta presin me përgëzime të dyfishta për ta që dalin fitimtarë në këtë garë zgjedhore.

Që tani kanë filluar lëvizjet e subjekteve politike, disa prej të cilave I ka mbuluar pluhuri i mos-aktiviteteve. Kanë filluar të dalin në sipërfaqe individë dhe grupacione, të cilët me kënaqësi i presin këto procese të rëndësishme për shoqërinë tonë.

Këtë individë dhe grupacione nxjerrin kokë jo vetëm nga Lugina, por edhe nga Gjilani dhe Prishtina, të cilët nëpër çdo katër vjet, apo çdo mandate, gjejnë mënyra dhe metoda përmes shantazheve dhe kërcënimeve të fitojnë para dhe reputacion.

E Lugina e Preshevës, një rajon i taksirateve dhe kontradiktave, është një truall i përshtatshëm, për fizkultura të tilla, nga të cilat jo rrallë është viktimizuar qytetari i rëndomtë, i cili përveç hallit për të siguruar kafshatën e bukës, është i detyruar të shqetësohet dhe brengoset për fatin e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, të cilat pa kaluar mirë mandati çrregullohen për tu organizuar ato të parakohshme me shumë probleme elektorale dhe financiare.

Nëpër këto fushata, tashmë kanë filluar të “mprehen” shpatat për të goditur njëra – tjetrën subjektet politike garuese në këto procese zgjedhore, duke mos kursyer fjalorin politik, mjetet financiare dhe ato jokonvencionale, njofton jetapress.