Ballina Aktuale Presheva dhe “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Presheva dhe “Ditët e Komedisë Shqiptare”

SHPËRNDAJE

Mbrëmja e të hënës së 13 nëntorit, në Preshevë, filloi me natën e parë të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Nikoqir i këtij festivali tradicional është Teatri profesionist i Qytetit të Preshevës, i cili pati privilegjin para artdashësve të shfaq premierën  vendore “Maratonistët”, në regji të Kastriot Saqipi dhe asistentes Afeida Boriçi.

Pallati i Kulturës në Preshevë, ishte i mbushur përplot adhurues të skenës teatrore preshevare: personalitete nga jeta institucionale, kulturore, arsimore etj.

E veçanta e këtij evenimenti të lartë kulturor, ishte se aktorët preshevarë, për herë të parë në historinë e këtij festivali, bënë hapjen zyrtare të “Ditëve të Komedisë Shqiptare”, duke ndarë dy çmime. I pari “Çmimi i Karrierës” i takoi prof. dr. Nebi Islamit dhe çmimi i dytë po ashtu “Çmimi i Karierës” iu nda Nexhati Rexhepit.

“Jetapress”, mëson se Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare”, zgjatë pesë ditë nga 13 deri në 17 nëntor , duke vazhduar  me netët e tjera të shfaqjeve teatrale nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, me  të cilat, gjithashtu, kanë karakter garues./jetapress/