Ballina Aktuale Kongresi i Manastirit, historia e Alfabetit shqip

Kongresi i Manastirit, historia e Alfabetit shqip

SHPËRNDAJE

Më 14 Nëntor 1908, mbushen 109 vjet, që kur  në Manastir u mblodh Kongresi i Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Kjo datë kaq e rëndësishme për popullin shqiptar, po aq sa është e rëndësishme edhe Dita e Flamurit Kombëtar, nuk po shënohet ashtu siç duhet në trojet etnike shqiptare.

Në Kosovë e Luginë, kemi shumë manifestime politike, për pushtet e qeverisje, e më pak për festën e gjuhës që flasim, që është më e vjetër se flamuri e se sa disa ngjarje të tjera multikulturore.

Duke harruar këto data të rëndësishme për fatin e Alfabetit shqip, nuk është çudi që shoqëria jonë shoqëroro-politike dhe mediet, më shumë se kurrë gjatë historisë çalojnë në të folur e në të shkruar të gjuhës së njësuar shqipe.

Po rastisi njeriu t’i shfletoj mediumet e printuara dhe ato elektronike, nuk të kap syri as një rresht të jetë shkruar për këtë festë kaq të dashur dhe të shenjtë për shqiptarët këndej e matanë Drinit, siç thoshte i madhi Dritëro Agolli, ndjesë pastë.

“Jetapress”, ua përkujton shqiptarëve të Luginës dhe të Janinës, bashkëkombësve të tyre kudo qofshin ata, që më shumë t’i përkushtojnë rëndësi këtyre datave , që na mbajnë krenarë dhe të mburremi me gjuhën tonë të njësuar me Kongresin e Manastirit, që njihet si Kongresi I Alfabetit shqip.

Ngase në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit.

Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër/jetapress/.