Ballina Lajme Nga Vendi Bejtulla Bejtullahu, ish ushtari më i ri i UÇPMB-së, me diplomën e...

Bejtulla Bejtullahu, ish ushtari më i ri i UÇPMB-së, me diplomën e Masterit në fushën e ekonomisë

SHPËRNDAJE

Komuna e Bujanocit, këto ditë, u pasurua edhe me një kuadër arsimor të nivelit Master, në fushën e ekonomisë, biznesit dhe ndërmarrësisë.

Ky është Bejtulla Bejtullahu, nga Konçuli, selia e ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes Paqësore, i cili ishte njëri ndër luftëtarët më të rinj të kësaj ushtrie, që arriti ta sensibilizoj çështjen shqiptare të Luginës së Preshevës, në rangun ndërkombëtar.

Bejtulla Bejtullahu, ka mbaruar shkollimin fillor në vendlindje për të vazhduar atë të mesmin në Medresenë “Alauddin”, në Gjilan.

Përveç punës që kryen në procesin arsimor të lëndës fetare në cilësinë e profesorit, Bejtullahu, është i angazhuar edhe në organizimin e jetës fetare, duke udhëhequr në cilësinë e kryetarit Këshillin e Bashkësisë Islame, në kudër të BIPBM-së, në Bujanoc.

Gjithashtu, Bejtullahu, ka qenë edhe koordinator i lëndës fetare për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, si dhe është marrë me një varg aktivitetesh humanitare, kulturore dhe arsimore.

Këtyre ditëve, Bejtulla Bejtullahu, pajiset edhe me diplomë Masteri, të cilën e mbron me sukses në Shkollën e Lartë për Ekonomi, Biznes dhe Ndërmarrësi në Beograd.

Komuna e Bujanocit dhe Lugina e Preshevës, ka nevojë për kuadro dhe aktivistë si Bejtulla Bejtullahu, në këto të vështira të arsimit të lartë të shqiptarëve në këtë rajon, e posaçërisht të ish ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët edhe sot, mjerisht, llogariten kategoria më e rrezikuar e shoqërisë sonë, njofton jetapress.