Ballina Aktuale Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembulli më tipit i diskriminimit sistematik

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembulli më tipit i diskriminimit sistematik

SHPËRNDAJE

Më 10 dhjetor,   Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Luginë të Preshevës, janë shënuar disa aktivitete në shenjë të kujtimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si kushtetuta e parë universale mbarë botën.

Lidhur me këtë datë shumë të rëndësishme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rajon ky i cili edhe sot përballet me forma të ndryshme të diskriminimit shtetëror, Portali Informativ JUGpress nga Leskoci, ka shkëputur nga rrjeti social i Facebook-ut, përshtypjet e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili dikur ka qenë një veprimtar i denjë për të drejtat e njeriut në Luginë dhe rrethinë.

Po e japim në tërësi deklaratën e kryetarit Kamberi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të publikuar edhe në gjuhën serbe nga JUGpress.

“10 dhjetori” shënon Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Edhe sot e kësaj dite, aprovimi i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, nga ana e OKB-së (më 10 dhjetor 1948) shënon përparimin fundamental në mbrojtjen e organizuar të të drejtave të njeriut në planin mbarë-planetar”.

“Pavarësisht se në këtë plan kemi edhe dokumente të shumta regjionale (konventat e KE dhe BE-së) pakicat përballen me shumë sfida në rrugë e realizimit të të drejtave të veta kolektive. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembull tipik i diskriminimit sistematik shtetëror të cilit po i nënshtrohen..”

“Megjithatë, pavarësisht se në këtë plan kemi edhe dokumente të shumta regjionale (konventat e KE dhe BE-së) pakicat përballen me shumë sfida në rrugë e realizimit të të drejtave të veta kolektive. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë shembull tipik i diskriminimit sistematik shtetëror të cilit po i nënshtrohen”.

“Të drejtat kolektive të pakicave janë një sfidë e vërtetë edhe për testimin e principialitetit të Bashkësisë ndërkombëtare. Ajo, po punon në drejtim të krijimit të pakicës (serbe) së privilegjuar në Kosovë. Standardet në këtë aspekt duhet të jenë unike dhe të vlejnë për mbarë Ballkanin Perëndimorë. Ndërtimi i statuseve të privilegjuara për një pakicë jo që e qetëson, por, përkundrazi është burim i pakënaqësive dhe nxitjeve të revoltave afatgjate në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, në rrjetin e tij social të Facebook-ut, të cilën e ka bërë publike JUGpress-si dhe e transmeton Portali “Jetapress”.