Ballina Aktuale ZGJEDHJA E NJERIUT TË DUHUR NË VEND TË DUHUR

ZGJEDHJA E NJERIUT TË DUHUR NË VEND TË DUHUR

SHPËRNDAJE

Akademik Nexhat Daci, zgjidhet kryetar i  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

 

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), e udhëhequr nga kryetari saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është zëvendës-reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, me kënaqësi ka pranuar lajmin për zgjedhjen e Akademik Nexhat Dacit, kryetar i  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Meqenëse Akademia e Shkencave, konsiderohet si truri i një kombi, rikthimi në këtë institucion të lartë i Akademik Nexhat Dacit, me origjinë nga Tërnoci i Bujanocit, paraqet një surprizë të këndshme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët mburren dhe krenohen për të arriturat e bashkëvendësit të tyre në fushën e shkencës dhe artit.

Akademik Daci, ka qenë edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, në kohën e dr. Ibrahim Rugovës, në të cilin post shtetëror shkoi nga po kjo Akademi e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën u kthye pas disa vjetësh me të njëjtin elan dhe energji për ta çuar përpara shkencërisht Kosovën dhe krahun e saj lindore: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pa harruare edhe viset e tjera etnike në Maqedoni e Mal të Zi, thuhet në urimin e parë institucional që vjen nga Lugina e Preshevës, pikërisht nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, të udhëhequr nga Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, transmeton jetapress.