Ballina Aktuale HAPET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË LUGINË TË PRESHEVËS

HAPET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË LUGINË TË PRESHEVËS

SHPËRNDAJE

Në prag të festave të fundvitit për Luginën e Preshevës, vjen një lajm i mirë, për miratimin e kërkesë së Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islamike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në gjuhën shqipë.

Të dielën e 24 dhjetorit, në seancën e rregullt të Kuvendit Suprem të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të cilën e kryesoi kryetari i saj Mr.Jusuf ef. Spahiq, në mënyrë unanime u miratua kërkesa e Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, që të hapet Qendra e Edukimit të Fakultetit të Shkencave Islame, në gjuhën shqipe, në Luginë.

Në këtë seancë të Kuvendit Suprem merrnin pjesë nëntë delegatë nga Lugina e Preshevës, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi.

Pas miratimit të kërkesë Myftiu Saqipi, i përshëndeti në gjuhën shqipe kuvendarët e Kuvendit Suprem, duke i falënderuar për kontributin e dhënë për realizimin e kërkesë për hapjen e kësaj vatre të arsimimit të lartë, duke e vlerësuar si model i tolerancës dhe mirëkuptimit, kur dihet se Lugina e Preshevës, është një vend me specifika të veçanta e cila pas këtij lajmi të mirë do të reflektoj më shumë në frymën e paqes, njofton Qendra Informative pran BIPBM-sw./ jetapress/