Ballina Aktuale Shaip Kamberi shpreh dhimbjen e thellë për vdekjen e Jonuz Musliut: “Na...

Shaip Kamberi shpreh dhimbjen e thellë për vdekjen e Jonuz Musliut: “Na la edhe shumë punë tjera për t’i realizuar dhe shumë sfida për tu ballafaquar”

SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari Shaip Kamberi, ka shpreh dhimbjen e madhe me rastin e vdekjes së, Jonuz Musliut-kryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit.

Kamberi ka shkruar se: Sot, është vështirë të gjeshë fjalë dhe të përshkruash se sa humbje e madhe është ndarja nga jeta e Jonuz Musliu,

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut (Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit; Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar). Sot, është vështirë të gjeshë fjalë dhe të përshkruash se sa humbje e madhe është ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi – ka shkruar Kamberi në postimin e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i kryetarit Shaip Kamberi, dedikuar Jonuz Musliut;

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut (Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit; Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar).

Sot, është vështirë të gjeshë fjalë dhe të përshkruash se sa humbje e madhe është ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

Sot, pavarësishtë se një hije e rëndë na ka ra të gjithëve, veprimtaria e tij do të mbetet një udhërrëfyes jo vetëm për neve por edhe për gjeneratat pas nesh.

Miku im Jonuz Musliu,

Përfunduam shumë projekte të rëndësishme, u ballafaquam shumë sfida bashkërisht, megjithatë na la edhe shumë punë tjera për t’i realizuar dhe shumë sfida për tu ballafaquar.

Pa ty, do të jetë shumë më vështirë, por, ke lënë shenja të pashlyeshme si mik besnik e i guximshëm, si partner i sinqertë dhe parimorë, si qytetarë i përkushtuar për përmirsimin e gjendjes së qytetarëve të komunës të cilës edhe ti i takove.

Do të mbetesh edhe një shenjues i një epoke për shqiptarët e Luginës si të tillë edhe do të kujtojmë.

Pusho i qetë.