Ballina Aktuale Fondacioni “ALSAR”, vazhdon të mbështes projktet për Luginën e Preshevës

Fondacioni “ALSAR”, vazhdon të mbështes projktet për Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE

Dje, një delegacion nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), të cilin e drejtonte Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, njëherit edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me bashkëpunëtorët e tij, qëndroi për një vizitë me karakter pune në selinë e Fondacionit “ALSAR” në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite miqësore, është në vazhdën e takimeve të rregullta në mes BIPBM-së dhe Fondacionit “ALSAR”, për të vazhduar edhe më tej në implementimin e projekteve të përbashkëta në disa sfera të veprimtarisë shoqërore.

Edhe gjatë vitit 2018, nuk do të mungojnë projektet e “ALSAR-it” për shqiptarët e Luginës së Preshevës, theksoi drejtuesi i fondacionit z. Mehdi Gurra, i cili u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dypalësh, duke siguruar që edhe më tej një bashkëpunim i tillë nuk do të mungoj, por do të shpeshtohet dhe do të thellohet.

Nga ana tjetër Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë këtij takimi nuk la pa përmendur dhe falënderuar kontributin, që po e jep Fondacioni “ALSAR”, në fushën e edukimit arsimor e fetar, pa përjashtuar edhe sferat e tjera të veprimtarisë njerëzore.

Jetapress, bënë të ditur se në këtë takim ishin të pranishëm edhe publicist i mirënjohur dr. Abdi Baleta, nga Tirana, pastaj prof. Refik Mehmeti, sekretar gjeneral i BIPBM-së, si dhe prof. Bejtulla Bejtullahu Ensar, kryetar i KBI-së, në Bujanoc./jetapress/