Ballina Lajme Nga Vendi SHKRIMTARI MEXHID MEHMETI NGA PRESHEVA LAUREAT I ÇMIMIT “VEHBI KIKAJ”…

SHKRIMTARI MEXHID MEHMETI NGA PRESHEVA LAUREAT I ÇMIMIT “VEHBI KIKAJ”…

SHPËRNDAJE

Romani shtatë vëllimsh për fëmijë “”ECEJAKET E HERO LINDIT”, i shkrimtarit të njohur gjithandej trojeve shqiptare dhe më gjerë, Mexhid Mehmeti, pari në letërsinë shqiptare për fëmijë, botuar nga sh.b. “Armagedoni” në Prishtinë, është laureat i çmimit të MKRS “Vehbi Kikaj”.

Shkrimtari ynë Mexhid Mehmeti, po rrugëton sigurt nëpër shumë suksese, të cilat e bëjnë të lumtur shkrimtarin, na bënë të lumtur neve, në tre komunat tona të ndara të Kosovës Lindore, i bënë të lumtur të gjithë shqiptarët anekënd botës.

Ky roman shkrimtarit Mexhid Mehmeti, ia jep vulën e prozatorit më të madh shqiptar, dhe si i tillë meriton të nderohet dhe të respektohet kjo penë e ndritur e kombit tonë.

Meriton që me të arriturat e tij në letërsi, të dekorohet me titullin Qytetar Nderi i Preshevës, këtë që nuk e ka bërë asnjëherë komuna e Preshevës, e ka bërë komuna e Fushë Kosovës, e sa nuk është vonë duhet ta bëjë edhe vendi në të cilin jetoi veproi dhe dha kontribut të madh si në arsim po ashtu edhe në kulturën letrare

Për këtë në të ardhmen do të ndikojë Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, tek autoritetet komunale të Preshevës, që me një tribunë shkencore të  nderohet me çmimin “Qytetar Nderi i Preshevës.

Shkrimtarit dhe njërit nga themeluesit e ish -klubit letrare “Feniks”, Mexhid Mehmeti, i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese në krijimtarinë letrare./jetapress/