Ballina Lajme Nga Vendi AMBASADA E GJERMANISË NË BEOGRAD VIZITON BUJANOCIN

AMBASADA E GJERMANISË NË BEOGRAD VIZITON BUJANOCIN

SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së djeshme të 21 shkurtit, në Bujanoc për një vizitë me karakter pune, qëndroi Ambasadori i Gjermanisë të akredituar në Beograd, Axel Dittman dhe bashkëpunëtorët e tij.

Njeriu i parë i komunës,  Shaip Kamberi, në rezidencën  e tij, me ambasadorin gjerman, Dittman,  bisedoi për situatën aktuale politike në vend dhe integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Në vizitën e tij të parë në Komunën e Bujanocit, Ambasadori Dittmann shfaqi interesim të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës, integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe funksionimin e Këshillit nacional. Me Ambasadorin Dittmann u bisedua edhe për rëndësinë e prezencës sa më të shpeshtë të ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës dhe monitorimin e pozitës së pakicave nacionale në vend. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e madh të shtetit Gjerman brenda Bashkimit evropian, Ambasadori Dittmann u sigurua se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i avancuar dhe më i shpeshtë” – ka shkruar kryetari Kamberi, në rrjetin e tij social, në facebook.

Vizita e parë e Ambasadorit të ri gjerman, të akredituar në Beograd, për Komunën e Bujanocit dhe më gjerë është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e këtij vendi multietnik, njofton jetapress.