Ballina Kuriozitet Shitën tre turistë italian për 43 euro në Meksikë

Shitën tre turistë italian për 43 euro në Meksikë

SHPËRNDAJE

Autoritetet meksikane kanë nisur procedimin penal kundër katër policëve që akuzohen se kanë gisht në zhdukjen e tre turistëve italianë në vendin e tyre.

Burrat nga Napoli janë parë për herë të fundit në datën 31 janar, në Tekalitlan, në shtetin e Haliskos. Guvernatori i këtij shteti tha se oficerët kanë pranuar që i kanë dorëzuar italianët te një bandë kriminale lokale, shkruan KP.

Djali i njërit prej burrave të humbur tha në një radio italiane se të tre janë shitur te kjo bandë për 43 euro, por autoritetet meksikane nuk e konfirmojnë këtë informacion.

Nuk është e qartë pse Raffaele Russo (60 vjeç), djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij 29-vjeçar Vincenzo Cimmino, kishin shkuar në Tekalitlan, një zonë që kontrollohet nga karteli Brezi i Ri i Haliskos, një nga bandat kriminale më të mëdha të Meksikës. /Telegrafi/