Ballina Lajme Nga Rajoni MYFTIU JUSUFSPAHIQ: “ATJE KU LIND E KE EDHE DJEPIN!”

MYFTIU JUSUFSPAHIQ: “ATJE KU LIND E KE EDHE DJEPIN!”

SHPËRNDAJE

“Perëndia na ka krijuar të lindim në këtë apo atë vend, të prodhojmë disa fe dhe kombe, dhe këto janë djepat e secilit prej nesh. Myslimanët e Serbisë janë djepi i Serbisë, serbët e lindur në Kosovë janë djepi atje. Askush nga ne nuk ka mundur të zgjedh se ku do të lind”, u shpreh për Radio Zëri i Myslimanëve të Serbisë, Myftiu nga Beogradi, Mustafa Jusufspahiq, pas reagimeve të shumta rreth deklaratave të publikuara nga një gazetë serbe se Kosova është Serbi.

Jetapress ka shkëputur një pyetje nga emetimi i Radio Zëri i Myslimanëve të Serbisë, në intervistën me Myftiun Jusufspahiq:

Ju sapo keni përmendur shtrembërimin  e fjalëve tuaja ose interpretimin e gabuar të asaj që keni thënë. Kjo ndodh shumë shpesh. Shembulli i fundit është intervista juaj që keni dhënë mediave të shkruara, e cila ka hasur në reagimet të ashpra të disa shefave – myfti të rajonit. Nëse jeni të gatshëm për të shprehur në Zërin e myslimanëve të Serbisë, na shpjegoni se cili është problemi i mos kuptimit apo shtrembërimit të fjalëve tuaja në publik? Dihet se je njeri me gjuhë të mprehtë dhe mendime të qarta, duke të ditur si të tillë nga ditët rinore të medresesë dhe fakultetit, por edhe nga fusha e futbollit. Dhe për atë nuk është e qartë se si dikush nuk ju ka kuptuar mirë. Për çka në të vërtetë bëhet fjala?

Përgjigja e Myftiut Jusufspahiq, përgënjeshtron keqinterpretimet e gazetës serbe lidhur me sloganet Kosova është djep i Serbisë:

Nuk e urrej askënd,  asnjë popull, as një njeri, unë jam mik me njerëz të ndryshëm dhe askujt nuk ia dua të keqen. Eh, kohëve të fundit, kam dhënë një intervistë në të cilën fola për rëndësinë e 150 vjetëve të bashkësisë islame dhe për unitetin, si dhe problemet e copëtimit të myslimanëve nga ndarja e ish Jugosllavisë. Aty unë kam thënë se si mysliman, gjëja më e urryer është ajo që e ndan familjen, e cila i mashtron njerëzit. Mua si mysliman më vjen shumë keq se si në një vend kishim 6 milionë myslimanë dhe ai vend u copëtua  dhe shkon në ndarje të mëtejshme. Perëndia na ka krijuar të lindim në këtë apo atë vend, të prodhojmë disa fe dhe kombe, dhe këto janë djepat e secilit prej nesh. Myslimanët e Serbisë janë djepi i Serbisë, serbët e lindur në Kosovë janë djepi atje. Askush nga ne nuk ka mundur të zgjedh se ku do të lind. Në këtë kuptim kam folur dhe nuk besoj se kam gabuar. Ne duhet të jemi një lidhje mes njerëzve. Të bashkohemi e jo të luftojmë. Lëreni fëmijëve tuaj paqen Amanet! thotë për Radio Zëri i Myslimanëve të Serbisë,  Myftiu nga Beogradi, Mustafa Jusufspahiq./transmeton jetapress/

 

.