Ballina Sport Çerekfinalet më të shtrenjta të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Çerekfinalet më të shtrenjta të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

SHPËRNDAJE

Në Nyon të Zvicrës gjatë ditë së sotme është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tashmë dihen edhe çiftet e fazës së ardhshme të ligës më elitare evropiane për klube.

Juventus (564.3) do të mirëpres para shikuesve të vetë me Real Madridin (858.5), dhe vlerësohet si çerekfinalja më e shtrenjtë e këtij viti. Ky ballafaqim kap vlerat e 1.4 miliard eurove.

Pas saj vjen, sipas Transfermarkt.de, derbi anglez mes Liverpoolit (548) dhe Manchester Cityt (792.5), i cili vlen 1.34 miliard.

Takimi mes spanjollëve të Barcelonës (957) dhe italianëve të Romës (344.4) kap vlerat e 1.31 miliard eurove.

Gjersa ndeshja e fundit për ka vlera e lojtarëve është mes Bayern Munichut (642.5) dhe Sevillës (272), e cila kap shifrat prej 914 milionë euro.

Theksojmë se takimet e para mes këtyre dyja skaudrave do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill. /Telegrafi/