Ballina Sport BUSHI PUBLIKON LISTËN E SHQIPËRISË U21, RIKTHIME E MUNGESA

BUSHI PUBLIKON LISTËN E SHQIPËRISË U21, RIKTHIME E MUNGESA

SHPËRNDAJE

Rikthime të bujshme në përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë për sfidat kualifikuese ndaj Sllovakisë, më 23 mars ndeshje që do të zhvillohet në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi dhe 4 ditë më vonë në transfertë

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për takimin e rradhës por ndërkohë ka bërë publike edhe listën prej 25 emrash, transmeton Super Sport. Bie në sy padiskutim rikthimi te Shpresat i dy sulmuesve, futbollistit të Granadas në Segunda Division në Spanjë, Rey Manaj dhe Taulant Seferit i cili e ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe për të rifituar formën optimale, Young Boys klubi që zotëron kartonin e tij në muajin janar e huazoi te Ëohlen në kategorinë e dytë në Zvicër. Janë plotë 8 lojtarë të grumbulluar nga kampionati shqiptar, ndërsa  pjesë e listës është edhe mesfushori i të rinjëve të Interit Armand Rada i cili pasi ka luajtur disa takime me përfaqësuesen U-19 mund të debutojë me 21-vjeçarët. Në këtë ndeshje do të ndihen mungesat e Abazajt dhe Ramadanit të cilët janë bërë pjesë e kombëtares së madhe por edhe Fiorin Durmishaj ka mbetur jashtë, megjithatë nuk mungojnë lojtarët e rëndësishëm. Falë formës së mirë që kanë treguar Laçin në këtë sezon, Bushi ka grumbulluar dyshen e kurbinasve Fangaj-Kallaku ndërsa është rikthyer edhe Jurgen Bardhi i Partizanit. Lista e plotë është si më poshtë.