Ballina Kulturë THËNIET MË TË BUKURA NGA STEPHEN HAWKING

THËNIET MË TË BUKURA NGA STEPHEN HAWKING

SHPËRNDAJE

Shkenctari britanik, Stephen Hawking, është ndarë nga jeta dje në moshën 76 vjeçare.

Ai vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Cambridge në orët e hershme të së mërkurës, ka thënë familja e tij.

Hawking njihej për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencorë përfshirë këtu edhe “Një Histori e Shkurtër e Kohës”.

Gjeniu i botës Hawking ka lënë pas vetës edhe shumë thënje të njohura disa nga të cilat janë më poshtë.

“Kujtohu të shikosh lart drejt yjeve dhe jo poshtë drejt këmbëve të tua. Mundohu t’i japësh kuptim asaj që sheh dhe pyet se pse ekziston universi. Je kurioz. Dhe sado e vështirë të duket jeta, ekziston gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe ku mund të korrësh sukses. Ajo që ka rëndësi, është të mos heqësh dorë”.

“Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i diturisë”.

“Njerëzit e qetë kanë mendjet më të zhurmshme”.

“Një nga rregullat më bazike të universit, është se asgjë nuk është perfekte. Perfeksioni thjesht nuk ekziston. Me mungesën e jo perfektes, as ti dhe as unë nuk mund të ekzistonim”.

“Inteligjenca është aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve”.

“Vetëm kur pritshmëritë reduktohen në zero, arrin ta vlerësosh gjithçka që ke”.

“Njerëzit nuk do të gjejnë kohë për ty, nëse ti je gjithë kohës me nerva, apo duke u ankuar”.

“Njerëzit që mburren për koeficientin e tyre të inteligjencës, janë dështakë”.

“Tashmë ne jemi të gjithë të lidhur me internetin, ashtu si neuronet në një tru gjigand”.

“Puna të jep kuptim dhe qëllim dhe jeta do të dukej shumë bosh pa të”.

“Femrat. Ato janë një mister total”.

Kjo është biografia e tij:

Stephen Hawking ka lindur më 8 janar 1942 në Oksford të Anglisë – në 300 vjetorin e vdekjes së Galileos, përcjell Klan Kosova.

Prindërit e tij po banonin në veri të Londrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që po llogaritej si vend i sigurt për foshnjat. Kur mbushi tetë vjet, Stephen, familja e tij emigroi në St. Albans, një vend rreth 25 kilometra larg Londrës. Në moshën 11 vjeçare, Stephen nisi shkollën dhe më pas u bë pjesë e University College në Oksford më 1952 – ish kolegjin e babait të tij. Stephen donte që të studionte matematikë, por që babai i tij donte që ai të studionte për medicinë. Të studiohej matematika ishte e pamundur në University College, kështu që në vend të saj ai u drejtua në fizikë. Pas tre vjetësh me pak punë, ai ishte dekoruar me shkallën e parë të nderit në shkenca natyrore.

Në tetor të vitin 1962, Stephen, u bë pjesë e Departamentit të Matematikës së Aplikuar dhe Fizikës Teorike në University of Cambridge, për të bërë hulumtime për kosmologji – ku në këtë fushë askush s’po punonte në atë kohë në Cambridge. Mbikëqyrësi i tij ishte Dennis Sciama, edhe pse ai e donte që ta kishte Fred Hoylen që po punonte aty. Pasi mori titullin PhD më 1965 me tezat e tij që i quajti “Vetitë e zgjerimit të Universit”, ai u bë i pari, që bëri hulumtim për diçka si kjo, ai vazhdoi me thellimin në shkencë në Gonville dhe Caius College.

Më 1966 Hawking fitoi Adams Prize me esenë “Vecoritë Gjeometrike dhe Hapësira Kohore”.
Pas kësaj ai kaloi në Institutin e Astronomisë më 1968, për t’u rikthyer përsëri në Departamentin e Matematikës më 1973 – për t’u punësuar si asistent hulumtues ku dhe publikoi librin e tij të parë akademik me George Ellis “Shkalla e Lartë e Strukturës së Hapësirës-Kohore”. Në vitet e mëtejme, Stephen ishte zgjedhur Partner në Shoqërinë Mbretërore më 1974 dhe në Sherman Fairchild Distinguished si shkencëtar i dalluar në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni në të njëjtin vit. Ai u bë më pas recensent në Departamentin e Matematikës DAMTP në Fizikën Gravitacionale nga viti 1979 deri më 2009.

Gjatë jetës së tij Hawking punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi.

Gjatë jetës ishte dekoruar më shumë tituj, si Urdhri më i Lartë nga Mbretëresha, Shoqërues Nderi, me Medaljen Presidenciale për Liri dhe po ashtu me tituj, medale si dhe çmimin për Fizikë Fondamentale dhe të tjera.

Më 1963 Hawking ishte diagonostifikuar me sëmundjen e ALS, një formë e rregullimit motorik të neuroneve, qysh në moshën 21 vjeçare. I ulur në karrige invalidore dhe me një aparat që i mundësonte të fliste ai vazhdoi jetën me familjen e tij – tre fëmijët dhe më pas nipërit e mbesat.

Pavarësisht sëmundjes ai nuk u ndal së studiuari në teoritë fizike.