Ballina Aktuale Bejtulla Bejtullahu, heq dorë nga KBI, për shkak angazhimit të tij në...

Bejtulla Bejtullahu, heq dorë nga KBI, për shkak angazhimit të tij në OVL, dega në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, ka pranuar një kërkesë të prof. Bejtulla Bejtullahut, kryetar i zgjedhur i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), të ish UÇPMB-së, Dega në Bujanoc, që të lirohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe nga te gjitha pozitat në Bashkësisë  Islame , për shkak angazhimeve të tij në OVL.

BIPBM, vlerëson lartë punën dhe angazhimin e deritashëm të prof. Bejtulla Bejtullahut, në cilësinë e kryetarit të KBI-së, pastaj edhe si koordinator i lëndës fetare nëpër shkollat shqipe.

BIPBM, konsideron se angazhimi i prof. Bejtulla Bejtullahut, në krye të OVL-së, dega në Bujanoc, do të ndikoj dukshëm në depolitizimin e kësaj organizate e cila e llogaritë veten si trashëguese e ish UÇPMB-së, duke u angazhuar në realizimin e të drejtave të ish ushtarëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, kategoria më e rrezikuar e shoqërisë sonë, thuhet në arsyetimin e BIPBM-së, të nënshkruar nga kryetari i saj, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi,  njofton jetapress.