Ballina Sport Salah shënon gol të bukur ndaj Portugalisë, por Ronaldo i kundërpërgjigjet me...

Salah shënon gol të bukur ndaj Portugalisë, por Ronaldo i kundërpërgjigjet me dy të tjerë në fund të ndeshjes (Video)

SHPËRNDAJE

Portugalia dhe Egjipti kanë zhvilluar një ndeshje tejet të bukur miqësore.

Kampionët aktual të Evropës kanë arritur ta mposhtin Egjiptin me përmbysje në fund të ndeshjes.

Në fakt pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Por me të filluar pjesa e dytë, mysafirët gjetën golin e epërsisë.

Ishte super sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah që shënoi një gol të bukur për 0-1 në minutën e 56’.

Kur të gjithë prisnin fitoren e Egjiptit, në skenë doli futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 92’, duke shënuar me kokë pas asistimit nga Quaresma.

E krejt në fund të ndeshjes, Quaresma asistoi edhe njëherë për Ronaldon i cili shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me kokë për 2-1.

Kësisoj portugezët morën një fitore të bukur në miqësore, ndërsa tri ditë më vonë do të përballen në një tjetër ndeshje miqësore por kësaj radhe me Holandën. /Telegrafi/