Ballina Lajme Nga Vendi Dobrosin: Homazhe te varri i dëshmorit Daut Sulejmani

Dobrosin: Homazhe te varri i dëshmorit Daut Sulejmani

SHPËRNDAJE

Dje, më 23 mars, në Dobrosin të Bujanocit, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve, me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Daut Sulejmani.

Dëshmori i kombit Daut Sulejmani, ishte ushtari më i ri i Zonës Operative të Dobrosinit, në të cilin vendbanim të brezit kufitar, për herë të parë doli në skenë UÇPMB-ja, u vendos shtabi i përgjithshëm dhe mori epitetit simboli i rezistencës kombëtare.

Në ceremonialin e homazheve tek varrezat e dëshmorëve, mori pjesë kryetari i  OVL të UÇPMB-së, Bejtullah Bejtullahu, me bashkëpunëtorët e tij, të cilët më pas vizituan familjen e dëshmorit Daut Sulejmani.

Vlen të theksohet se këto homazhe janë të parat në Dobrosin, të cilat organizohen pa praninë e të ndjerit Jonuz Musliu, ish drejtor politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së, ish kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili ishte bërë sinonim i këtyre përvjetorëve të lavdisë kombëtarë, njofton jetapress.