Ballina Sport KOSOVA E MPOSHT MADAGASKARIN

KOSOVA E MPOSHT MADAGASKARIN

SHPËRNDAJE

Kosova e ka mposhtur Madagaskarin me rezultat minimal falë një debutimi ëndrrash nga Edon Zhegrova, i cili ishte lojtari i ndeshjes duke e shënuar golin e vetëm në këtë takim miqësor.

Kosova dhe Madagaskari u takuan në një ndeshje miqesore që u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit.

Skuadra e kundërshtare ishte më e mirë në 45 minutat e parë duke e rrezikuar më shumë portën e Samir Ujkanit, ndërkohë që Vedat Nihuiu iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, raporton Express.

Kosova ishte më fat, pasi në minutën e 35-të, Madagaskari dështoi të shënonte gol nga penalltia. Kjo ishte e gjitha nga pjesa e parë.

Djelmoshat e Bernard Challandes, i cili po ashtu debutoi në stolin e Kosovës në këtë ndeshje, u futen në pjesën e dytë me një qasje tjetër dhe aftësitë e “Messit” të Kosovës u vënë në pak në minutën e 48-të kur ai shënoi nga jashtë zonës pas një depërtimi të suksesshëm nga krahu i majtë.

Vedat Muriqi, i cili u fut në lojë në vend të Nuhiut, shënoi me kokë, por nga pozita jashtë loje.

Edhe Idriz Voca debutoi për Kosovën, pasi e zëvendësoi njeriun e ndeshjes, Edon Zhegrovën, rreth 15 minuta para fundit.

Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore këtë muaj, kundër Burkina Fasos të martën.