Ballina Teknologji HONOR 7A PREZANTOHET NË FILLIM TË PRILLIT

HONOR 7A PREZANTOHET NË FILLIM TË PRILLIT

SHPËRNDAJE

Modeli i ardhshëm Honor 7A sipas të gjitha gjasave do të prezantohet më 2 prill.

Nënbrendi i kompanisë Huawei ka bërë ftesat zyrtare për prezantimin e telefonit, i cili do të bëhet të hënën e ardhshme.

Honor 7A ka procesor Snapdragon 430, ekran 5.7 inç me rezolucion 1440 x 720p, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtje. Një pjesë e madhe e këtyre karakteristikave përputhet me modelin Huawei Y7 Prime 2018, i cili është publikuar dje.

Pajisja ka kamerë 13MP + 2MP dhe kamera për selfi 8MP, bateri 3000mAh, sistem operativ Android 8.0.

Honor 7A kushton rreth 200 euro pa taksë.