Ballina Sport ALLEGRI: KËTË JAVË LUAJMË SEZONIN, KAMPIONATI OBJEKTIV PARËSOR

ALLEGRI: KËTË JAVË LUAJMË SEZONIN, KAMPIONATI OBJEKTIV PARËSOR

SHPËRNDAJE

Momenti më vendimtar i sezonit mbërriti, tashmë luhet për titullin e Serisë A dhe tekniku i kampionëve të Italisë, Masimiliano Allegri, është gati për ta çuar deri në fund misionin tij dhe skuadrës që përfaqëson.

Në prag të sfisës Juventus-Milan bardhezinjtë do të tentojnë të ruajnë avantazhin e kryesimit në klasifikim me Allegrin që është tërësisht i fokusuar për ndeshjen e Serisë A,  ndërkohë që atë me Realin e konsideron një nga sfidat më të bukura.

“Për një javë të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion për një finale të sezonit, që tani fillon të marrë formë. Punojmë për fazën më të bukur të sezonit, me një sërë ndeshjesh interesante në të gjitha kompeticionet. Ndaj Milanit Cuadrado do të qëndrojë në stol, luan Chiellini Buffon dhe Lichsteiner, ndërkohë që edhe Bernardeschi është në gjendje më të mirë dhe kthehet në formacion javën e ardhshme. Kampionati mbetet objektivi parësor për ne, ndërkohë që për sfidën me Realin duhet të jemi ambiciozë aq sa edhe realistë, pasi luajmë përballë ekipit më të fortë në botë. Gjithsesi, objektivi ynë mbetet fitorja. Sa i takon Dybalas, uroj që të bëjë një mbyllje të ekuilibruar të sezonit. Kam bindjen se do të luajë edhe në Kupën e Botës.”

Më pas tekniku 50-vjeçar thekson se klasikja me Milanin mbetet sfida më e rëndësishme.

“Do të presim në shtëpi një Milan që ka fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit, me 5 fitore radhazi dhe që do të vijë e ekuilibruar në këtë përballje. Lidhur me të ardhmen time tek Juventusi mund të them vetëm se kam një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020, ndihem mirë në këtë ambient dhe dëshiroj të qëndroj këtu.”