Ballina Sport Bëhen matjet zyrtare para duelit të madh, Joshua në peshën e tij...

Bëhen matjet zyrtare para duelit të madh, Joshua në peshën e tij më të lehtë që prej vitit 2014

SHPËRNDAJE

Janë bërë matjet zyrtare para një prej dueleve më të mëdha të këtij viti në boksin botëror mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit.

Joshua, ashtu siç është pritur peshon më shumë se sa kundërshtari i tij, por përgatitjet intensive të gjashtë muajve të fundit që ai ka zhvilluar nuk kanë kaluar pa u vërejtur.

Joshua peshon 109 kilogram, që është pesha e tij më e lehtë që nga viti 2014.

Joseph Parker – 107 kilogram e 45 gram

Parker pritet të shfrytëzojë me këtë rast edhe shpejtësinë e tij në raport me Joshuan, i cili pikërisht për shkak të peshës do të ketë fuqinë më të madhe në grushtat e tij.

Britaniku ka punuar intensivisht që të zvogëlojë diferencën në peshë me Parkerin në mënyrë që të ketë shpejtësinë ndaj një kundërshtari tejet të qëndrueshëm dhe të papërshtatshëm.

Anthony Joshua – 109 kilogram e 765 gram

Dueli Joshua vs Parker pritet të zhvillohet të shtunën në ora 23:00 sipas kohës tonë.

Kjo përballje zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit, e ashtu si para ndeshjes me të gjitha detajet, Telegrafi Sport do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet gjatë dhe pas ndeshjes. /Telegrafi/

Matchroom Boxing

@MatchroomBoxing

LIVE | Watch the Joshua v Parker plus full undercard weigh in https://www.pscp.tv/w/bY4ddjIwNjQ5MDR8MUJkR1lSZ05EWURKWNcRouBQfdWaMiahcL0E5pmO_EdGMgxeq5Xn-igqPnM5 

Matchroom Boxing @MatchroomBoxing

LIVE | Watch the Joshua v Parker plus full undercard weigh in #JoshuaParker