Ballina Aktuale Arifi: Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut

Arifi: Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut

SHPËRNDAJE

Kreu i negociatave me Serbinë, Avni Arifi

Gjatë një interviste për RTK2, Arifi ka theksuar se përkundër ngjarjeve të fundit, dialogu duhet të vazhdojë.

“Të dyja palët mund të kenë vështirësi por dialogu nuk ka alternativë, Beogradi dhe Prishtina duhet ta dinë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është dialogu. Nuk ka alternativë tjetër”, ka shtuar Arifi.

Brukseli ende nuk ka caktuar një datë për vazhdimin e negociatave./zeri/