Negociatat për meçin e shumë pritur dhe unifikimin e titujve në mes të Anthony Joshua dhe Deontay Wilder mund të fillojnë javën e ardhshme, ka thënë promoteri i boksit, Barry Hearn, njofton Klan Kosova.
Joshua, që pasi mposhti Joseph Parker-in ka tre titujt kryesor nga katër gjithsejtë sa janë në boks, i ka mbetur vetëm edhe WBC që mbanë Wilder për të rreshtuar pranë vetit të gjithë titujt – WBO, WBA, IBF dhe WBC.
“Është një ndeshje që Joshua vërtetë e do dhe mendoj se e do këtë vit”, ka thënë Hearn.
Por, Joshua ka thënë se ai nuk do t’i paguajë Wilderit një bonus financiar për ndeshjen.
“Joshua i do të gjithë titujt – kjo është karta e madhe ku Deontay Wilder luan, por komeracialisht, Joshua është shumë, shumë më i madh se Deontay”.
“Mendoj se Wilder do të vijë në Britani të Madhe për t’u ndeshur, sepse në kohën që po jetojmë sot, në boksin e sotëm, milionat që i fiton Wilder janë shumë pakë në krahasim me atë sa do të merrte po të ndeshet me Joshuan”.
“Mendoj se negociatat për ndeshjen e radhës do të fillojnë javën e ardhshme”.