Ballina Lajme Nga Vendi Tërnoci zgjedh pleqësinë e re të Bashkësisë Lokale

Tërnoci zgjedh pleqësinë e re të Bashkësisë Lokale

SHPËRNDAJE

Pas marrjes së vendimit nga ana e Kuvendit Komunal, për shpalljen e zgjedhjeve në Bashkësinë Lokale të Tërnocit, të shtunën e 30 marsit, u zhvillua procesi i votimit, të cilit në mënyrë pozitive iu përgjigjën qytetarët e këtij vendbanimi nga më të mëdhenjtë, jo vetëm në nivel komune, por edhe më gjerë në shkallë rajoni.

Në hapësirat e Shkollës fillore tek lagja e Strukarëve, nga ora 9 e mëngjesit, u votua kryesia e re të Bashkësisë lokale e fshatit Tërnoc.

Portali informative “Jetapress”, mëson se me mbi 750 vota, Tërnoci zgjodhi udhëheqësinë e vet të re në përbërje prej 19 anëtarësh.

Procesit të votimit iu ka përgjigjur edhe kryetari i Komunës së Buanocit, Shaip Kamberi, i cili është me origjinë nga Tërnoci.

Për procesin e votimit, i cili kaloi i qetë e pa problem në mesazhet e urimit dhe falënderimit thuhet: “Të nderuar bashkëvendas Tërnocas,

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj, që përmes verdiktit, zgjodhët pleqësinë e re të B. L. Tërnoc. Vota juaj, është obligim për gjithë ne, sikundër që ky besim na motivon për angazhime shtesë direkte në bashkësi. #LagjëmLagje, mbetet misioni ynë fisnik për t’u dëshmuar me punë në teren, të tjerët kanë kohë për prognoza e deklarata politike bajate! Ju faleminderit me përulësi./njofton jetapress/