Ballina Aktuale Kamberi: Aty ku vlerësohet kualiteti, s’ka vend protekcionizmi politik

Kamberi: Aty ku vlerësohet kualiteti, s’ka vend protekcionizmi politik

SHPËRNDAJE

Ministra e Kulturës dhe Informimit, në Beograd, më tre prill, ka zyrtarizuar nëpërmjet një ceremoniali të organizuar, shpalljen e Komunës së Bujanocit, njërën ndër përfitueset në konkursin “Qytetet në Fokus”.

Në ketë ngjarje me rëndësi për kulturën njërës nga sferat më të rëndësishme të shoqërisë, mori pjesë edhe kryetari i komunës Shaip Kamberi, i cili pati privilegjin të marrë fjalën përshëndetëse.

Siç mëson Portali Informativ Jetapress, Komuna e Bujanocit, në konkursin e sivjetshëm “Qytetet në Fokus”, në mesin e 22 komunave të tjera, ka përfituar projektin në vlerë prej 4 milionë dinarë, rreth 34 mijë euro/jetapress/.