Ballina Lajme Nga Vendi Bujanoc: Prof. Sedat Beqiri, në krye të KBI-së

Bujanoc: Prof. Sedat Beqiri, në krye të KBI-së

SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, sot ka zgjedhur për kryetar të këtij institucioni fetar prof. Sedat  Beqirin, nga Samolica e Bujanocit.

Prof. Sedat  Beqiri, vjen në krye të KBI-së, duke zëvendësuar ish kryetarin prof. Bejtulla Bejtullahu, i cili kohë më parë u zgjodh kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së.

Këto ndryshime në kreun e KBI-së, u mirëpritën nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), duke i dëshiruar kryetarit të ri suksese në udhëheqjen e këtij institucioni fetar.

Portali Informativ Jetapress, mëson se prof. Sedat  Beqiri, imam në fshatin e Samolicës me një përvojë 10 vjeçare dhe pedagog i lëndës fetare për katër vjet rresht, në shkollat fillore të Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se prof. Sedat  Beqiri, ka mbaruar Medresenë në Prishtinë, Fakultetin për studime Islame dhe pedagogjike në Novi Pazar.

Prof. Sedat  Beqiri, është shumë aktiv, duke marrë pjesë në garat botërore në leximin e Kura’nit, që nga viti 2007.

Prof. Sedat  Beqiri, jeton në Samolicë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij/njofton jetapress/