Ballina Aktuale Delawie: Dialogu Kosovë-Serbi solli përfitime, s’ka alternativë tjetër përveç negociatave

Delawie: Dialogu Kosovë-Serbi solli përfitime, s’ka alternativë tjetër përveç negociatave

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka sjell përfitime për Kosovën.

Ai ka thënë se dialogu është e vetmja mundësi për të arritur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

”Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka sjell me të vërtetë përfitime të mira për vendin”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë.

Sipas Delawie, nuk ka alternativë tjetër përveç negociatave.

”Nuk ka ndonjë alternativë përveç negociatave dhe kompromisit mes të dyja vendeve. SHBA mbështet aspiratat e Kosovës e Serbisë për t’u bashkuar në Bashkimin Europian”, është shprehur ai. /Lajmi.net/