Ballina Sport ZYRTARE: GATTUSO VAZHDON KONTRATËN ME MILANIN

ZYRTARE: GATTUSO VAZHDON KONTRATËN ME MILANIN

SHPËRNDAJE

Ka ardhur edhe zyrtarizimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Rossonerëve dhe trajnerit Genaro Gattuso.

Milani i beson Gattusos. Këtë më së miri e tregon edhe fakti që klubi ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë me Rossonerët deri në vitin 2021, me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.

Paga e tij është rritur ndjeshëm krahasuar me kontratën prej 120 mijë eurosh që ai nënshkroi në verën e shkuar si trajner i ekipit të të rinjve të Milanit.

Gattuso u emërua në krye të Milanit në muajin nëntor, kur mori vendin e lënë të zbrazët nga Vincenzo Montella.

Që nga ai moment Milani pati një rrugëtim të mirë dhe megjithëse nuk arriti të ngushtonte diferencën me Interin për një vend në Ligën e Kampionëve, Milani me shumë gjasa mund sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës.

Ndër të tjera Milani është në garë për trofe, pasi në 9 maj do të luajë finale e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.