Ballina Aktuale FONDACIONI ALSAR, NDIHMON LUGINËN E PRESHEVËS ME PROJEKTE NË FUSHËN E BUJQËSISË

FONDACIONI ALSAR, NDIHMON LUGINËN E PRESHEVËS ME PROJEKTE NË FUSHËN E BUJQËSISË

SHPËRNDAJE

Fondacioni arsimor, kulturor  e  humanitar  “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), me seli në Tiranë, të drejtuar nga kryetari Mehdi Gurra, gjithnjë, po përmendet për veprimtarinë e saj shumëdimensionale.

Një fondacion si ky ALSAR-i, që ka karakter arsimor, kulturor dhe humanitar, s’ka se sit ë mos kujtohet për qindra projekte në ndihmë fëmijëve jetimë, skamnorëve, të pastrehëve, të sëmurëve, të moshuarve, studentëve me bursa inkurajuese, nxënësve me çanta e materiale shkollore, për organizimin e konferencave shkencore si ajo e me temë “Institucioni i Vakëfit në hapësirën ballkanike”, pastaj promovime librash si ribotimi i “Kalendarin Kombiar”,  një nga veprat më madhore të popullit shqiptar e veprimtari të tjera me interes shoqëror, kombëtar e fetar.

Fondacioni ALSAR, kohëve të fundit, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), ka zgjatur dorën e bamirësisë edhe popullin e shumëvuajtur shqiptar të Luginës së Preshevës, duke e ndihmuar me materiale shkollore dhe së fundmi edhe me projekte bujqësore.

Fondacioni prej  400 fidanëve të arrës, për 20 familje nga Lugina e Preshevës, është një projekt inkurajues nga ALSAR-i, për bujqit e vyeshëm shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët me kënaqësi i pranuan këto ndihma.

Fjalë miradije dhe përshëndetëse dhanë edhe drejtuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), të cilët, tashmë, e kanë trasuar rrugën e bashkëpunimit të ndërsjellë duke i ofruar Luginës së Preshevës, projekte me vlerë dhe shumë të dobishme për popullatën e saj.

Lugina e Preshevës, gjithashtu, i gëzohet ndihmës së Fondacioni ALSAR, edhe për faktin se kjo ndihmë e mirëseardhur po vjen në kohën e organizimeve të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që bie, më 22 prill,  e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve, që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj.

E me këtë rast edhe të Luginës së Preshevës, e cila për shkak prapambeturisë ekonomike, moszhvillimit të bujqësisë, mungesës së shkollimit të lartë, mosnostrifikimit të diplomave, ndalesës së depërtimit të librave shkollor, mohimit të dygjuhësisë e simboleve kombëtare, varfërisë ekstreme, papunësisë enorme, presioneve politike, gjithnjë po braktiset nga banorët e saj, në kërkim të një jete më të mirë e më të sigurt në shtet perëndimore deri përtej Atlantikut./perspektiva (s.hyseni/